Flash

"Pedonalen e Tiranës e bëri Basha": Ish-ministri Ylli Pango: Mos na vidhni punën!

Lapsi.al 4 November 2018
"Pedonalen e Tiranës e bëri Basha": Ish-ministri Ylli Pango:

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka denoncuar sot me anë të një dokumenti nismën e Erion Veliajt për të shkatërruar pedonalen e Tiranës për ta shndërruar në një rrugë makinash që u shërben kullave që do të ndërtojë firma Fusha.

Por si demokrate e vërtetë ajo nuk ka nguruar të thotë se ajo është ndërtuar gjatë kohës kur bashkinë e drejtonte Basha.

“…me fondet e Bashkimit Europian, si nje projekt i bashkise se Lulzim Bashes me rreth 2 milion euro investim dhe u inagurua nga ambasadori i BE i kohes Ettore Sequi dhe nga kryebashkiaku Basha . Nderkohe zgjedhja per ta shnderruar ne pedonale nuk ishte e rastesishme por lidhet me rrenonjat e kalase se Tiranes, edhe me objekte me vlere te trashegimise kulturore, te cilat nese do hapej rruge makinash do ishin ne rrezik” - shkruan Zhupa. Por këtë shtrembërim të historisë nuk e ka duruar dot Ylli Pango ish-ministër i Kulturës i Berishës.

“Po thuhet nga zedhenesja e PD se pedonalen e ka bere Lulzim Basha. Jam i sigurt qe zoti Basha as qe pretendon se e ka bere kete pune se nuk ishte kryetar bashkie kur u be projekti dhe na u dha fondi nga BE. Ja e verteta: “Zonjusha Zhupa. Fondin e BE e mori Ministria e Kultures e cila beri dhe projektin e pedonales. Kur u be projekti dhe u mor fondi, kryetar bashkie ishte Edi Rama dhe jo Lulzim Basha.

Une isha minister i Kultures. Pedonalen e Tiranes, nuk e bera une, por stafi im i Ministrisë ku beja pjese dhe une si Minister. Edhe aplikimin dhe marrjen e fondit. Ju lutem. Une nuk pres ndonje levdate as shperblim por te respektojme te verteten… Ju lutem mos pervehtesoni punen e nje stafi te tere. I KA KRYER MINISTRIA e KULTURES te gjitha keto pune te mira e te tjera nga 2007-2009. Ju lutem na shani, na dërrmoni, na injoroni. PUNEN mos e pervehtesoni”! - ka shkruar Pango në Facebook.

Të këshilluara

Video / Lacazette shpëton Arsenal nga humbja

Alexandre Lacazette është heroi i Topçinjve në takimin e luajtur ndaj Liverpool në Emirates Stadium. Sulmuesi francez ka shënuar golin e barazimit për Arsenal n...

20:41

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI