Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Patozi: Ilir Meta na përfaqëson më shumë se kushdo tjetër

Lapsi.al 4 November 2018
Patozi: Ilir Meta na përfaqëson më shumë se kushdo

Nga Astrit Patozi  

Ilir Meta i ka kapur të papërgatitur dhe i ka shokuar të gjithë. Madje edhe ata që janë gëzuar aq shumë me mosdekretimin e Sandër Lleshit, sa po e përjetojnë si një fitore të tyren, vetëm se mendojnë që kjo i prish punë Edi Ramës.

Por edhe ata vetë duken në vështirësi për ta mbështetur presidentin e tyre, ndaj po vonojnë pak të shprehen. Jo se kanë marrë ndonjë mesazh për vetëpërmbajtje, si deputetët e Partisë Socialiste, por sepse, fjala vjen, duhet të shpjegojnë se si ka mundësi që ai dekretoi pa asnjë problem, për të mos thënë me shumë qejf, "gogolin" e mafias dhe të krimit, Fatmir Xhafa, para një viti, por nuk "u bind" dot edhe pasi u mendua gjatë për Sandër Lleshin.

Por mbi të gjitha, duhet të pranojnë se për ta Kushtetuta është si një vëllim me poezi, që çdo president që vjen e lexon si të dojë vetë, sepse ndryshe i bie që Bujar Nishani vjet, kur tha se, me gjithë se dëshirën e tij nuk e rrëzonte dot propozimn e kryeministrit, ka qenë në shërbim të Edi Ramës.

Kurse të tjerët në qeveri po e konsiderojnë si një gjëmë që i ka pllakosur papritur kombit dhe po përgatiten për hakmarrjen finale. Përveç Erion Braçes, që foli përpara dhe pa ngritur dorën për të marrë leje, të tjerët po shtrëngojnë dhëmbët me zor që të mos e shajnë me libër shpie Presidentin, për të cilin mendojnë se vetëm i tyre nuk është. A thua se nuk ishin të njëjtët që përpara një viti mblodhën firmat, u vunë në rresht dhe votuan në parlament për ta çuar Ilir Metën në fronin e kreut të shtetit.

Sepse atëherë "ashtu ishte një punë" dhe pozicioni i Presidentit të Republikës po shërbente haptas si kusur për një pazar më të madh, nga i cili do të rezultonin pak më vonë fitues. Kurse tani po çuditen se si ka mundësi që "prej ferrës së vogël ka dalë lepuri i madh".

Sigurisht, që ka edhe një palë të tretë shqiptarësh normalë, që e përjetojnë me dhimbje dhe trishtim këtë degradim të Republikës. Prej të cilës duan të ikin një orë e më parë, por jo kushdo e ka këtë mundësi. Ata nuk e meritojnë aspak këtë Shqipëri, që përveçse e pajetueshme, po bëhet qesharake dhe e paparashikueshme me krizën apo precedentin, që krijon mosdekretimi i ministrit të Brendshëm.

Kurse, për mua asgjë në politikë nuk ndodh rastësisht, ndaj askush nuk duhet të habitet. Është thjesht një shenjë e qartë se kalbëzimi i sistemit tonë politik është duke prekur fundin dhe mbase kjo do të shërbejë diçka për zgjimin pozitiv të kësaj shoqërie. Sepse nuk mund të kërkosh dhe as të presësh normalitet në një vend ku zgjedhja e presidentit trajtohet si "dënim" për kundërshtarin politik.

Ilir Meta nuk mund të jetë sot as heroi i një pale dhe as delinkuenti i palës tjetër. Por ai është padyshim sot një prej simboleve më të ndritshme të një klase politike të zhytur në amoralitet, në korrupsion dhe abuzime me pushtetin. Dhe si i tillë duhet trajtuar, si një produkt tipik "made in Albania", i atyre që po qajnë dhe po gëzohen nga "burrnia" apo "pabesia" e tij e fundit. Sepse Ilir Meta na përfaqëson sot më shumë se kushdo tjetër, jo thjesht se është President i kësaj Republike të mbaruar.

Rrefuzimi i Lleshit/ Paralajmërimi dhe precedenti që krijoi Meta 

Të këshilluara

Kërcënohet me jetë kreu i IMT-së Durrës

Kryeinspektori i IMT-së në Durrës, Ardian Halili është kanosur për shkak të detyrës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në fshatin Bizë, ku 4 persona përk...

21:30

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI