Flash

Parfumi i Calvin Klein “vret” tigrin në Indi (Foto)

Lapsi.al 4 November 2018
Parfumi i Calvin Klein “vret” tigrin në Indi (Foto)

Një tigër, i cili mendohet të jetë përgjegjës për vdekjen e 13 personave në Indi, është vrarë nga një gjahtar me një plumb të vetëm.

Kafsha, e njohur ndryshe si “T-1”, që fshihej në pyjet e Maharashtra, u qëllua pasi tentoi të sulmonte një rojtar pylli që e goditi me një shigjetë me efekt qetësues, por që nuk arriti ta ndalte.

Çfarë e bën më interesante ngjarjen, është fakti se tigri femër, është futur në kurth nga Aghar Ali Khan, (djali i gjahtarit më të famshëm në Indi, Nawab Shafath Ali Khan) duke përdorur një parfum për meshkuj të Calvin Klein.

Sipas ekspertëve parfumi përmban “civetone”, një përbërës që i tërheq gjithmonë tigrat.

Banorët e fshatit festuan vrasjen e tigrit me fishekzjarre, por organizata për mbrojtjen e kafshëve e kanë cilësuar ngjarjen si jo etike, raporton “New York Times”./Top Channel

Të këshilluara

Stickers, së shpejti edhe pjesë e Whatsapp

WhatsApp ka vendosur të shtojë stickerat. Kompania tha ditën e sotme se këto elementë vizualë do të mbërrijnë në Android dhe iOS në javët në vijim. Fillim...

14:56

Gabimet që bëni me telefonin tuaj

Telefoni është kthyer në pajisjen më të domsdoshme në jetën tonë dhe mundohemi të kujdesemi sa më shumë për të. Por, nëse doni që telefoni juaj të ketë sa më sh...

16:20

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI