Një denoncim erdhi mbrëmjen e së dielës në lapsi.al ku shihet se si vepron policia në zonën e njohur si Don Bosko në Tiranë. Sipas denoncimit uniformat blu janë duke larguar makinat që kanë parkuar nëpër trotuare, por nuk lëviz ata që parkojnë dysh pranë lokaleve të zonës. Sipas të njëjtave burime “ata janë të fortë” dhe me ta nuk ngatërrohet as policia. Qytetari thotë se uniformat blu nuk i shqetëson as zëri i lartë i lokaleve të zonës që bëhet problem për banorët. ©LAPSI.al





