Flash

Basha: Falë qëndresës sonë, Tahiri nën hetim, Xhafaj i larguar me turp

Lapsi.al 4 November 2018
Basha: Falë qëndresës sonë, Tahiri nën hetim, Xhafaj i

Lulzim Basha tha sot në Korçë se ligji i dekriminalizimit që opozita e ngriti me forcë nuk mjafton për të shkëputuar lidhjet e politikës me krimin, pasi marrëdhënia midis politikës dhe krimit është transformuar, ndaj sot është bërë i domosdoshëm Vetingu i politikanëve. Basha përmendi si arritje të parë të qëndresës së opozitës, shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

"Ne denoncuam lidhjen e Tahirit me Habilajt dhe shëndrrimin e Ministrisë së Brendshme dhe kupolës së Policisë në një aksesor të mafies së drogës. Sot është fakt se ai vazhdon të jetë nën hetim megjithë përpjekjet titanike që po bëhen që ta shpëtojnë dhe gjysma e kupolës Policisë është nën hetim.

Ne denoncuam trafikantin Agron Geron Xhafaj, vëllain e ministrit të Brendshëm. E ish-ministrit të Brendshëm! E paimagjinueshme në një vend demokratik, e paprecedentë në Europë, vëllai i ministrit të Brendshëm, një trafikant droge. Por falë qëndresës, betejës sonë, sot ai është i shkarkuar, i larguar me turp, i deligjitimuar nga detyra e tij, në fakt, që nuk e kreu asnjë ditë preokupimi i vetëm ishte si e si të mbulonte aferat e vëllait të tij, duke përdorur edhe ministrinë, edhe Policinë dhe sulmuar ata që denoncuan këtë aferë.” - u shpreh Lulzim Basha gjatë takimit në Korçë.

Të këshilluara

Basha: Rama i mbron me thonj banditët

Lulzim Basha përmendi nga Korça problematikat kryesore në vend si dhe prezantoi platformën që, sipas tij, do ndryshojë të ardhmen e Shqipërisë. Për situatën ...

11:36

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI