Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Skandali Football Leaks/ UEFA favorizoi PSG-në dhe Manchester City-n

Lapsi.al 3 November 2018
Skandali Football Leaks/ UEFA favorizoi PSG-në dhe Manchester City-n

Football Leaks ka shkundur botën e futbollit me zbulimet e fundit, që më shumë se gjithcka godasin me forcë institucionin lider të këtij sporti në Europa, UEFA-n. Nga dokumentat e reja të Football Leaks, të shpërndara të premten nga media e pavarur franceze Mediapart, hidhen hije gjigante dyshimi për mënyrën e administrimit të Fair Play Financiar nga UEFA në lidhje me Paris Saint-Germain e Manchester City.

Kontrata sponsorizimi retroaktivë, raporte analistësh e ekspertësh të injoruar, organe kontrolli të anashkaluar: dokumentat e publikuara gozhdojnë raportet e Uefa në veçanti me Psg. Protagonistë në cështjen, që i ka lejuar dy klubeve të përballojnë FFP me sanksione minimale, janë ish-presidenti i Uefa Platini por, mbi të gjithë, presidenti aktual i Fifa e në atë kohë sekretari i përgjithshëm i Uefa, Gianni Infantino.

Paris Saint Germain është mundur të mbrohet përmes një reagimi deri diku legjitim, por ku bazat mungojnë. Klubi francez i sheikut Al Khelaifi "ka respektuar gjithnjë me rigorozitet ligjet e normat dhe hedh poshtë me forcë akuzat e publikuara nga Mediapart".

Ky është pozicioni që ka marrë PSG, në lidhje me zbulimet e Football Leaks. Në shënjestër kontrata e sponsorizimit me zyrën e turizmit të Qatar, që sipas hetimit ka injektuar për shtatë vjet, në arkat e Psg shifrën e 1,8 miliardë euro, nga të cilat "1,35 miliardë përmes kontratave të sponsorizimeve të fryra" për të gënjyer parametrat e FFP. Një akord "i ditur nga Uefa dhe publiku që nga 2014", mbrohet shoqëria franceze, vit në të cilin "Uefa konfirmoi që kontrata jonë me zyrën e turizmit të Qatar siguron promocionin e vendit". "Principi i kësaj kontrate është e thjeshtë - replikojnë kampionët e Francia - Sot rezultatet pozitive të Psg lidhen sistematikisht me Qatar që benefitin e merr në nivel imazhi. Që nga lindja e fair play financiar, Psg ka qenë një nga klubet më të kontrolluar".

Vetëm se Mediapart shkruan për një kontratë me vlerë 1,075 miliardë euro, të garantuara në pesë vjet nga zyra e turizmit e Qatar (mesatarisht 215 milionë euro në vit), një shumë që u reduktua në 2014, pas një akordi me Uefa, në 100 milionë euro në vit. Hetimi zbulon se si dy shoqëritë e kontrollit të ngarkuara nga Uefa, agjensitë Repucom e Octagon, kanë ridimensionuar këtë kontratë "në vlerën e 123mijë euro në vit njërën e 2,8 milionë tjetrën, ose më saktë respektivisht 1750 e 77 herë më pak në krahasim me importin e regjistruar fillimisht", prej 215 milionë.

Sipas zbulimeve nga Mediapart, ka patur presione mbi Platini nga ana e Psg për të ulur gjobën e klubit nga 60 milionë në 20, pikërisht e njëjta shifër e vendosur për Manchester City, klub në duart e emirëve të Abu Dhabi, konkurentë të qatariotëve të Psg. E jo vetëm kaq: Infantino ka pranuar që Psg të aplikojë në sponsorizimet retroaktive, kontratën me Qatar Tourism Authority për sezonin 2013-2014, pikërisht si bëri City. Në vecanti hyrjet fiktivenë total janë 4,5 miliardë euro, 1,8 për Psg e 2,7 për City. E gjithë kjo me mbulimin e Uefa-s.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43