Flash

VIDEO/ Protestë në Tiranë: Edi Rama s’kam me ta fal kurrë...!

Lapsi.al 3 November 2018
VIDEO/ Protestë në Tiranë: Edi Rama s’kam me ta fal

Banorë dhe pronarw tw bizneseve u mblodhën sot tek Unaza e Re në një protestë kundër vendimit të qeverisë për zgjerimin e rrugës dhe shembjen e një sërë objektesh. Protesta e sotme ishe në formë sensibilizmi që të dëgjohet zëri i tyre, pasi siç u shprehën, projekti ka nisur të zbatohet pa asnjë lloj konsultimi paraprak.

Banorët thanë për se përpara 3 ditësh u kanë shkuar punonjës të ARRSH (Autoriteti Rrugor) dhe iu kanë thënë se brenda 10 ditësh duhet të lironi banesat pasi do të nisen shembjet.

Të revoltuar ata shprehen se projekti ka ndryshuar duke bërë që përpos autostradës nga Pallati me Shigjeta tek Dogana, të ndërtohet edhe një rrugë dytësore paralele. Ata thanë se janë 270 objekte që janë njoftuar se do të shemben.

Unaza e Re është një rrugë e njohur tregtare ku prej 3 dekadash zhvillojnë veprimtarinë biznese në fushën e ndërtimit e të hidrosanitareve.

Gëzim Sadikaj në një prononcim për media u shpreh i revoltuar ndaj Kryeministrit Rama, duke kaluar edhe në kërcenim ndaj tij. Ai tha se i ka dokumentet për objektin dhe ka paguar taksa e tatime në shtet prej disa vitesh.

https://video.syri.net/upload/videos/2018/11/tJ7ZMLRq9Kz6gFzrcjbD_03_583a29c03330ea58e299811818eff224_video_240p_converted.mp4

Ai i drejtohet drejtpërdrejt Kryeministrit Edi Rama të rishikohet projekti.

https://video.syri.net/upload/videos/2018/11/nFVSCVyzdTy1CSxJAw7V_03_bff09a16ce2f6121123f10a65a3827f8_video_240p_converted.mp4

Ndërsa një tjetër banorë thotë se në godinën që do shembet jetojnë 3 kurora, ndaj kërkon dëmshpërblim nga qeveria e bashkia. /Opinion.

Të këshilluara

Çantë e dyshimtë te Unaza e Re

Një çantë e dyshimtë është gjetur në Unazën e Re" në Tiranë. Momentalisht nuk dihet nëse është harruar apo është lënë qëllimisht aty. Policia ndodhet në v...

15:31

Arrestohet në Tiranë një shtetas italian

Një shtetas italian është arrestuar në Tiranë pasi ishte dënuar nga shteti i tij me 11 vjet e 6 muaj burg. Pasquale Scalise, i cili kishte ndryshuar dhe emri...

12:42

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI