Flash

Psg vendos rekordin absolut, 12 fitore radhazi ...

Lapsi.al 3 November 2018
Psg vendos rekordin absolut, 12 fitore radhazi ...

Paris Saint Germain hyn në histori dhe vendos rekordin absolut në Ligue 1: 12 fitore në 12 ndeshjet e para të kampionatit radhazi, të kompletuara me suksesin 2-1 kundër Lille. Askush më parë nuk ia kishte arritur dhe tani në Francë kampionati duket i mbyllur ende pa nisur mirë, për më tepër që suksesi erdhi kundër vendit të dytë.

Diferenca mes kryeqytetasve dhe Lille është 11 pikë dhe të mendosh që vinin edhe ata nga katër fitore radhazi. Decizive kanë qenë golat e shënuar nga Mbappé (69') e Neymar (83'), që paralajmërojnë qartë Napolin në sfidën e të martës në Champions.

Pépé vetëm ngushtoi diferencën me 11 metërsh (93'), pa mundur ti heqë Paris Saint Germain kënaqsinë e vendosjes së një rekordi të ri në Europë: në të pesë kampionatet më të rëndësishëm të kontinentit askush nuk kishte mundur më parë të fitonte 12 ndeshjet e para të kampionatit, duke thyer kështu rekordin që mbahej nga Tottenham në vitin 1960.

https://www.youtube.com/watch?v=Y5jA4NmjitY

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI