Flash

Politikanët grekë bëjnë paradë në shtëpinë e ekstremistit Kacifas veshur në të zeza

Lapsi.al 3 November 2018
Politikanët grekë bëjnë paradë në

Eurodeputetja greke Eleni Theocharous është rikthyer për të dytën herë radhazi ditën e sotme në banesën e ekstremistrit grek të vrarë në Bularat, pasi qëlloi mbi forcat RENEA, Konstandinos Kaçifas.

Eurodeputetja ishte veshur me të zeza dhe me një tufë lule në dorë ka zhvilluar një bisedë më të ëmën e Kaçifas, Vasilinë.

https://www.youtube.com/watch?v=WOH-FWYIxF4&feature=youtu.be

Gjatë bisedës, videoja e të cilës është publikuar në mediat greke, nëna i ka thënë eurodeputetes:

"Dua të më kthejnë djalin. Të ma sjellin sa më shpejt. Pse e mbajnë atje? E justifikoj tim bir. E justifikoj tim bir. Çfarë bëri ai? Vendosi 5 flamuj grekë në fshat. E donte vendin e tij, fshatin e tij. Të jetojmë me frikë për jetën tani?"

Nga ana e saj eurodeputetja është shprehur:

"Unë nuk e di se çfarë po kërkojnë. Ta varrosin në burg? Regjimi i terrorit dhe kërcënimit, apo edhe mohimi i dinjitetit nuk na lejon që ne të qëndrojmë të heshtur për këtë ngjarje"

Konstandin Kacifas u vra në një përpjekje me armë kundër policisë dhe forcave RENEA. Kryeministri Rama e quajti një të fandaksur, ndërsa politikanët grekë po përpiqen të fitojnë pikë duke parë se ekstremistët në anën tjetër të kufirit e kanë shpallur një hero.

Të këshilluara

Çantë e dyshimtë te Unaza e Re

Një çantë e dyshimtë është gjetur në Unazën e Re" në Tiranë. Momentalisht nuk dihet nëse është harruar apo është lënë qëllimisht aty. Policia ndodhet në v...

15:31

Arrestohet në Tiranë një shtetas italian

Një shtetas italian është arrestuar në Tiranë pasi ishte dënuar nga shteti i tij me 11 vjet e 6 muaj burg. Pasquale Scalise, i cili kishte ndryshuar dhe emri...

12:42

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI