Flash

Mosdekretimi/ Ç'faj ka Sandër Lleshi për vendimin e Metës?

Lapsi.al 3 November 2018
Mosdekretimi/ Ç'faj ka Sandër Lleshi për vendimin e

“Nuk do të ketë asnjë dekret për emërimin e kryeministrit dhe ministrave, nëse preket qoftë edhe një votë. Unë do të dëgjoj vullnetin e popullit shqiptar”

Deklarata është e Ilir Metës. është bërë në 13 qershor të vitit të kaluar, në kulmin e fushatës zgjedhore, pasi ai ishte votuar si president. Asokohe u konsiderua një deklaratë e fortë dhe shkaktoi pështjellim mes socialistëve.

Jo thjesht për kthesën që u bëri ish aleati të cilin kishin disa javë që e braktisën, por sepse kuptuan se kishin votuar për president një politikan rrace, që ishte gati në çdo kohë t'i përdorë atributet që i jep kushtetuta si president, në funksion të mllefit, inatit, dhe luftës politike të ditës për të arritur me çdo kusht qëllimin, pavarësisht mjetit që përdorte.

Kur e bëri atë deklaratë, LSI gjendej në cep të ringut, në një pozicion të vështirë të imponuar nga marrëveshja Rama-Basha. Ishte kjo marrëveshje, që nxorri për herë të parë idenë e Ilir Metës për të mos i dekretuar ministratdhe kryeministrin, një akt që e vuri në zbatim për Sandër Lleshin.

Çfarë i bashkon të dyja situatat, atë qëndrim të Metës në fushatën zgjedhore dhe këtë vendim të sotëm për të mos e dekretuar propozimin e Ramës është se ato udhëhiqen në të dyja rastet nga qëllimi politik dhe jo nga argumentat kushtetuese. Dhe këtë Ilir Meta nuk e ka fshehur, kur ka prezantuar vetëm bindjet e tij dhe asnjë argument apo gjetje në të shkuarën e Sandër Lleshit.

Dikur ishte gati të mos e dekretojë kryeministrin për të penguar koalicionin e madh PD-PS, sot nuk e dekretoi ministrin për të mos e lehtësuar Ramën nga pesha e rëndë e gabimit që bëri me zgjedhjen e Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafajt, në postin e Ministrit të Brendshëm. Dhe a ka mënyrë më të mirë për t'ia kujtuar shqiptarëve këto, sesa duke ia lënë zyrën e Ministrit të Brendshëm bosh?

Në këtë situatë, çdo arsye që do të paraqesë nesër kreu i shtetit është vetëm një pretekst, vetëm një detaj fare i parëndësishëm, që nuk e mbulon dot faktin se vendimi i Metës ishte një zgjedhje së pari politike, sesa për ndonjë faj apo cen të Sandër Lleshit.©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Kërcënohet me jetë kreu i IMT-së Durrës

Kryeinspektori i IMT-së në Durrës, Ardian Halili është kanosur për shkak të detyrës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në fshatin Bizë, ku 4 persona përk...

21:30

Çantë e dyshimtë te Unaza e Re

Një çantë e dyshimtë është gjetur në Unazën e Re" në Tiranë. Momentalisht nuk dihet nëse është harruar apo është lënë qëllimisht aty. Policia ndodhet në v...

15:31

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI