Flash

Mendon Telushi: mesfushori i jep fitoren Partizanit përballë Kamzës

Lapsi.al 3 November 2018
Mendon Telushi: mesfushori i jep fitoren Partizanit përballë

Për fatin e mirë të Skënder Gegës me Partizanin luan Bruno Telushi. Tekniku po i gëzohet perfomancave brilante të mesfushorit vlonjat, që me golin e dytë në tre javët e fundit, shtrin përtokë Kamzën dhe i con një tjetër mesazh teknikut të përfaqësueses Christian Panucci, në vigjilje të impenjimit të dyfishtë të kombëtares.

Të kuqtë, pa mbështetjen e tifozëve, treguan superioritet në mesfushë, ku Asani e Cinari dhënë një ndihmesë të cmuar. Kamza u kujdes më tepër të kontrollonte kundërshtarin në pjesën e parë, duke hequr dorë nga loja e zakonshme dhe ndoshta kjo i krijoi vështirësi skuadrës së Duros, që u vu në provë të vështirë në inserimet e mesfushorëve. Performanca e Kamzës u ndikua jo pak nga dëmtimi i dy qendërmbrojtësve Orelesi e Beqirit, që lanë prapavijën e Duros me problem.

Bardhi dha shenja komforte me rolin jo natyral për të, por zgjidhjen Partizani e gjen nga këmbët e Telushit. Avdyli ndalon tentativën e parë, por jo konkluzionin e dytë të vlonjatit, që feston, duke treguar qartë se është në shërbim të Gegës. Goli i dytë në tre javët e fundit për Telushin, që vazhdon të kandidohet për një thirrje në kombëtare.

Partizani kthehet të jetë hermetik në mbrojtje me ndeshjen e tetë në 11 javë pa pësuar gol. Të kuqtë fituan ngushtë, por treguan se ditën të vuajnë e të tregojnë karakter pas një humbje të rëndë si ajo me Skënderbeun: 25 pikë për skuadrën e Gegës që vihet në ndjekje të korcarëve një distancë larg, në pritje të ndonjë hapi fals …

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI