Flash

Izraelitët sjellin prova që 'gozhdojnë' Ervis Martinajn, sherri në Bllok nuk ishte i rastësishëm

Lapsi.al 3 November 2018
Izraelitët sjellin prova që 'gozhdojnë' Ervis

Prokuroria ka siguruar prova të reja për vrasjen në Bllok të ndodhur më 4 tetor. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për prova që rëndojnë pozitën e Ervis Martinaj, aktualisht në burg.

Prokuroria ka zbuluar biseda në aplikacionet Whats app dhe Telegram të Martinajt me miqtë e tij pak minuta para ngjarjes ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha. E pikërisht me viktimën por edhe disa miq të tjerë duket se ka komunikuar 36-vjeçari Martinaj. Gazetarja Lala duke cituar burime nga prokuroria, raportoi se Martinaj kur Martinaj është paraqitur në lokalin Monopol iu ka kërkuar miqve të afroheshin dhe të paraqiten aty të pajisur me armë.

Pra, sipas prokurorisë nuk ka qenë takim i rastësishëm siç ka thënë Martinaj në dëshminë e tij dhe sherri nuk ka pasur si shkak ngacmimet e këngëtares Elvana Gjata por konflikte të mëparshme. Kjo është një provë e re por ekspertiza e telefonit mund të nxjerrë të tjera detaje.

“Por zhvillimi tjetër nga hetimet për vrasjen në Bllok të shokut të Vis Martinaj është fakti se Prokuroria shqiptare ka kërkuar ndihmë juridike nga shteti i Izraelit. Telefoni i Martinaj është dërguar për t’u ekspertuar nga ekspertë izraelitë. Dy ditë më parë ka ardhur përgjigje nga Izraeli dhe ekspertët izraelitë kanë arritur të zbërthejnë telefonin dhe të nxjerrin të dhëna që mund të konsiderohen si ‘minierë ari’. Por këto të dhëna nuk nxirren ende për shkak të hetimit. Ekspertiza e ardhur nga Izraeli do paraqitet në gjykatë. Prokuroria do këmbëngul që Martinaj të mbetet në burg pasi sipas saj ka prova të forta”, raportoi gazetarja Lala.

Aktualisht për ngjarjen janë të shpallur në kërkim disa persona. Bëhet fjalë për Ervin Matën, i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, Fabio Alushi dhe truproja i këngëtares, Meviol Billo./BW

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI