Flash

Fifi zbulon ku paguhej më mirë tek Ermali apo tek Luana

Lapsi.al 3 November 2018
Fifi zbulon ku paguhej më mirë tek Ermali apo tek Luana

Në prag të sezonit të ri televiziv, këngëtarja Fifi ishte një ndër personazhet më të përfolura, teksa dyshohej se ishte zënë me Luana Vjollcën dhe nuk ishte më pjesë e emisionit. Por zërat u hodhën poshtë, teksa ajo u shfaq në skenën e “Shiko kush luan” dhe këndoi një prej këngëve të saj.

Ndërsa sezonin e kaluar pasi u largua nga “Xing me Ermalin” dhe u bë pjesë e stafit të Luana Vjollcës, ajo u shpreh se ishte gjendur më mirë në “Top Channel” dhe kishte kushte më të mira pune. Madje, edhe në përballjen me Ermal Mamaqin në “Shiko Kush Luan”, ajo i qëndroi besnike deklaratës së parë.

LEXO EDHE: Fifi i bën kërkesë kryeministrit shqiptar live në emision, a do pranojë ai?

Por duket se Fifi ka ndërruar mendje sepse e ftuar në emisionin “Trokit” ditën e djeshme, pasi hodhi poshtë fjalët që ka thënë më parë. Për moderatorin Ermal Peçi, ajo pranoi se në televizionin “Klan” është pagur më shumë sesa në “Top Channel”.

“Me thënë të drejtën tek Ermali jam paguar më mirë”, tha Fifi.

Të këshilluara

Kim Kardashian di si të tërheqë vëmendjen

Kim Kardashian di gjithnjë të tërheqë vëmendje dhe surpriza e radhës vjen nga Bali. Si gjithnjë super seksi e veshur me bikini Kim ka hipur mbi një elefant në ...

15:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI