Flash

Europa pa Merkelin

Lapsi.al 3 November 2018
Europa pa Merkelin

The Economist

Nëse Angela Merkel ishte e emocionuar, ajo diti si ta fshehë mirë këtë gjë. Fjalimi i saj më 29 tetor përbëhej nga pika të numëruara me kujdes, një listë aq dramatike sa ç’është një listë e pazarit. Por ajo po deklaronte fundin e mbretërimit të saj. Në dhjetor znj. Merkel do të japë dorëheqjen si kryetare e Bashkimit Kristian Demokratik të qendrës së djathtë (CDU), duke përfunduar pothuajse dy dekada si udhëheqëse e partisë politike më të fuqishme në Gjermani. Ajo gjithashtu konfirmoi atë që shumë kishin supozuar prej kohësh: se ky është mandati i saj i fundit si kancelare gjermane. Ajo shtoi se ajo ishte “e gatshme” të mbetet kancelare deri në fund të parlamentit të tanishëm në vitin 2021 – në mënyrë të qartë të vetëdijshme se, me zbehjen e pushtetit të saj, ajo mund të mos jetë në gjendje të qëndrojë kancelare.

Njoftimi i zonjës Merkel erdhi një ditë pas zgjedhjeve rajonale në shtetin gjerman të Hessenit. Kristianët e saj demokratë fituan më shumë vota me 27%, dhe aleati i saj i ngushtë, Volker Bouffier, duket se do të mbetet kryeministër i shtetit. Por megjithatë kjo ishte një humbje shkatërruese për mbështetjen që dikur kishte partia e saj, me më shumë se 11 pikë përqindje më ulët krahasuar me vitin 2013. Partia Socialdemokrate e qendrës së majtë (SPD) humbi, gjithashtu, rreth 11% të votave, duke shënuar vetëm 20%. Sondazhet tregojnë se shumë prej votuesve të tyre në Hessen dëshironin të ndëshkonin qeverinë qendrore në Berlin, ku blloku konservator i zonjës Merkel qeveris në koalicion me SPD. Partitë e koalicionit kanë humbur shumë nga ky vit duke qenë të shpërqendruara nga luftimet e brendshme. Votuesve u ka ardhur në majë të hundës. “Është një sinjal i qartë se kjo nuk mund të vazhdojë kështu”, -tha kancelarja.

Pas 13 vjetësh nën drejtimin e zonjës Merkel si kancelare, Gjermania është gati për ndryshim. Por në shikim të parë nuk është e qartë pse. Ekonomia është më e fortë se kurrë, me papunësinë në një kohë të gjatë të ulët. Vendi ka arritur të trajtojë mirë fluksin e madh të azilkërkuesve në vitin 2015 dhe 2016, dhe që atëherë ardhjet e emigrantëve kanë rënë në mënyrë dramatike. Çështja e refugjatëve rrallëherë përmendej në fushatat zgjedhore në Hessen.

“Pakënaqësia nuk ka të bëjë me politikat, por me mënyrën se si bëhet politika”, thotë Thorsten Haas, nga Universiteti i Lirë i Berlinit. Grindjet në Berlin ndodhin nga ndjesia që politikanët janë jashtë realitetit dhe më shumë të interesuar për punët e tyre sesa t’i shërbejnë vendit. Besnikëritë ndaj partive tradicionale gjithashtu janë dobësuar, dhe votuesit kanë më pak gjasa të votojnë sipas përkatësisë në një sindikatë, në kishë ose në një klasë të veçantë shoqërore. Politika është bërë më shumë rreth identitetit dhe debatit mes pyetjeve të hapura kundrejt të mbyllura, për të cilat të gjelbërit e qendrës së majtë dhe alternativa populiste e krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD) janë të qarta, kështu shpjegohet edhe suksesi i të dyja palëve. CDU dhe SPD, nga ana tjetër, janë të ndara nga brenda në çështje si migrimi. Në Hessen, qendra e djathtë e CDU ka një numër të barabartë votuesish me të Gjelbrit dhe AfD-në.

Pasardhësi i zonjës Merkel do të duhet të vendosë se ku ta pozicionojë partinë. Të mbajë kursin e saj të qendrës dhe të humbasin më shumë votues ndaj AfD? Apo të anojnë poshtë në një rrugë më konservatore dhe të rrezikojnë që liberalët të emigrojnë te të Gjelbrit? Në dhjetor delegatët në konferencën e partisë CDU në Hamburg do t’i përgjigjen kësaj pyetjeje duke zgjedhur një udhëheqës të ri, i cili, gjithashtu, do të jetë ndoshta zgjedhja e ardhshme e partisë si kancelar.

Beteja ka nisur

Deri më tani, janë tre kandidatë të deklaruar. Friedrich Merz, një ish-udhëheqës i partisë parlamentare, ishte një nga viktimat e para të zonjës Merkel në rrugën e saj drejt kreut. Pasi ajo e mundi për një post kyç të partisë në vitin 2002, ai la politikën për të punuar në financë, më pas duke u bërë kryetar i bordit mbikëqyrës të gjermanëve të BlackRock, një kompani e menaxhimit të aseteve. Ai ka cilësitë e një konservatori shoqëror, një drejtuesi karizmatik dhe është i afërt me biznesin. Ai shpeshherë e ka goditur nga distanca qeverinë e zonjës Merkel. Është e vështirë të imagjinohet se mund të zgjasë mandatin e saj të plotë si kancelare me të si udhëheqës partiak dhe ai është njeriu nga i cili duhet të ruhet.

Një tjetër konservator shpresëdhënës është Jens Spahn, ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë. Ai është i ri, ambicioz dhe kritik i sinqertë i politikës së refugjatëve të Merkel, duke e bërë atë një udhëheqës të ndërlikuar partiak për të. Popullor me prirjen e djathtë të CDU, ai pëlqen të shoqërohet me kancelarin e ri konservator të Austrisë, Sebastian Kurz dhe ambasadorin e hapur të Donald Trump në Berlin, Richard Grenell. Mendimet e tij nuk është se përputhen shumë me anëtarët e partive të qendrës dhe votuesit.

Kandidati i preferuar i zonjës Merkel është Annagret Kramp-Karrenbauer, të cilën ajo e zgjodhi në shkurt si sekretare e përgjithshme e partisë, pas një eksperience si kryeministre e shtetit të Saarlandit (shtetit të dytë më të vogël të Gjermanisë). Ajo shihet si një aleate e Merkelit, jo një plus për një parti që kërkon ndryshim. Por ajo, gjithashtu, mban disa qëndrime shoqërore më konservatore sesa kancelarja. Ajo mund të priret drejt qendrës politike të Gjermanisë, ku zakonisht fitohen zgjedhjet, edhe pse kjo tani mund të jetë duke ndryshuar. Megjithatë, ajo ende duhet të dalë nga hija e zonjës Merkel.

Kjo javë ka prodhuar lajme të këqija për AfD-në. Kancelarja ka qenë një figurë e dobishme për të nxitur urrejtje. ‘Merkel muss weg’ ose “Merkel duhet të largohet”, ka qenë një slogan kyç për vite dhe do të ishte një tipar i fushatave të AfD në zgjedhjet e tre shteteve të Gjermanisë Lindore vitin e ardhshëm. Një shqetësim i madh për AfD është se një udhëheqës më konservativ mund të joshë mbrapsht disa votues të pakënaqur.

A mund të vazhdojë znj. Merkel? Kjo varet nëse ajo mund të bashkëpunojë me udhëheqësin e ardhshëm të partisë së saj, dhe nëse kryetari i ri i partisë do të jetë i skajit të djathtë partnerët e saj të koalicionit (SPD) do ta kenë të pamundur të vazhdojnë ta mbajnë koalicionin. Ndërkohë, jashtë Gjermanisë, liberalët tashmë po vajtojnë humbjen e pritshme të “udhëheqëses së botës së lirë” – një titull që ajo nuk e pëlqeu kurrë. Politika e jashtme e Gjermanisë është më shumë se vetëm një person. Por si një negociatore e kalitur, e aftë për të mbledhur koka shteti së bashku, zonjës Merkel do t’i ndihet shumë mungesa./Pergatiti mapo.al

Të këshilluara

Facebook humb 1 milion përdorues në Europë

Një milionë persona në Europë janë larguar nga Facebook. Facebook ka probleme imazhi dhe rritjeje në Europë. Në tremujorin e kaluar numri i anëtarëve aktivë ...

14:14

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI