Flash

Ekstradohet nga Holanda i dënuari për vrasje dhe trafik droge

Lapsi.al 3 November 2018
Ekstradohet nga Holanda i dënuari për vrasje dhe trafik droge

Interpol Tirana ka kryer ekstradimin nga Amsterdami/ Holandë drejt vendit tonë të Bledar Qemalaj, 39 vjeç, lindur në Fier. Shtetasi Bledar Qemalaj është arrestuar nga autoritetet policore hollandeze me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi:

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendim penal nr. 18 datë 28.03.2006 e ka dënuar këtë shtetas me 23 vjet burg për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendim penal nr.68, datë 20.11.2009 e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet burg për veprën penale ‘Trafikim të lëndëve narkotike’ parashikuar nga nenet 283/a/2 të Kodit Penal.

Gjithashtu Gjykata e Apelit Vlorë me vendim penal nr. 298 date 22.10.04 ka lënë në fuqi vendimin penal nr. 103 datë 27.05.2004 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier,e cila ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale ‘Mbajtja pa leje e municioneve luftarake’, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 03.05.2004 në rrugën ‘Qemal Stafa’, Tiranë, shtetasi Bledar Qemalaj ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. V.

Në datën 25-26 gusht 2004 shtetasi Bledar Qemalaj në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë ka arritur që të trafikojë nga Shqipëria drejt Italisë 15 kg lëndë narkotike e llojit (Heroinë).

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol The Hage/Hollandë, u bë i mundur arrestimi i tij në Amsterdam, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Të këshilluara

Ngjarje e rëndë në Fier, një i vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Sipas të dhënave zyrtare sot rreth orës 08:20, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, dys...

10:02

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI