Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Dëshmia e Geldo Hotit: Çfarë ndodhi në lokalin në ish bllok ku u vra Fabian Gaxhaj

Lapsi.al 3 November 2018
Dëshmia e Geldo Hotit: Çfarë ndodhi në lokalin në ish

Prova të reja që duket së rëndojnë pozitën e të arrestuarit Ervis Martinaj, aktualisht në arrest me burg me afat 30 ditë, pas vrasjes në lokalin në ish-Bllok. Në dosjen e plotë janë mes të tjerash edhe dy dëshmi shumë të rëndesishme që prokuroria i ka pjesë të provave në dobi të hetimeve.

Kujtojmë se Martinaj ishte nja nga personat që mbeti i plagosur në përplasjen me armë të ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e ish Bllokut. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit në ambjentet e brendshme të këtij u vra Fabian Gaxha.

Po cfare kane thene ne deshmite e tyre, Redi Popescu, administrator i subjektit “Red Diamond” shpk që ka në pronësi dyqanin ku ka ndodhur ngjarja dhe Geldo Hoti, i arrestuar në Kakavijë si pjesë e sherrit me armë që ndodhi në zonën e ish-Bllokut, ku u vra Fabian Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj së bashku me Eljon Haton.

Deshmia e Geldo Hotit

Nga ana e policisë gjyqësore janë marrë të dhëna nga shtetasit Geldo Hoti. I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime ai ka deklaruar se : Ai ditën e ngjarjes, rreth orës 14;00 ka shkuar te lokal “Monopol” ku është takuar me pronarin Redi Popescu. Pak më vonë, në lokal ka ardhur edhe Ervin Mata, Joli (mevjol Bilo), që është miku i Ervinit dhe së bashku kanë shkuar te një lokal që quhet “Zihniu”, pranë “Karlsbergut”. Duke drekuar, në lokal ka shkuar një person që i thërrisnin Tani dhe me mbiemër Allushi, i cili shoqërohej me një person tjetër rreth 170 cm i gjatë, i shëndoshë, me flokë të shkurtra, rreth 40 vjeç, dhe këta persona janë ulur me ta në tavolinë. Rreth orës 18:00, janë çuar nga lokali dhe kanë shkuar përsëri te lokal “Monopol”, ku janë ulur përsëri të gjithë bashkë. Rreth 1 orë më pas, Ervini ka dal jashtë lokalit ku është takuar me shtetasen Elvana Gjata, e cila sipas tij është e fejuara e Ervinit dhe kur është kthyer brenda u ka thënë se dikush i kishte ngacmuar të fejuarën dhe ky person do të vinte në lokal për t'u sqaruar.

Atij nuk i kujohet orari i saktë, por fillimisht në lokal kanë hyrë 3 persona, dhe Ervini sapo ka parë këta persona është ngritur nga tavolina dhe i ka takuar te banaku. Rreth 1-2 minuta më pas, në lokal kanë hyrë 2 persona të tjerë, njëri nga personat e sapofutur, ka nxjerrë nga brezi një armë pistoletë dhe na është drejtuar te tavolina ku ishim ulur me fjalët …mos të lëvizi njëri se do t’ju q…..robt……Në këtë moment deklaruesi është ngritur nga karrikja për të ikur por personi që mbante armën në dorë i është drejtuar me fjalët …mos lëviz…

Në këtë moment njëri nga të 5-të personat që janë futur në lokal ka thënë fjalët …Çfarë problemi ke që shikon… dhe deklaruesi nuk është i sigurt se këto fjalë kanë qenë në drejtim të Ervin Matës apo personave që ishin të ulur në tavolinë me të (Geldo-n). Personi i cili mbante armën në dorë është afruar te tavolina dhe pasi e ka kapur nga qafa Jolin është konfrontuar fizikisht me të, dhe deklaruesi është shtrirë barkas poshtë tavolinës dhe aty ka dëgjuar disa krisma arme, dhe pas përfundimit të krismave ai ka dalë nga lokali dhe është larguar i vetëm në drejtim të automjetit të tij që e kishte parkuar përballë shkollës “Petro Nini Luarasi”.

Ai shtetasin Ervin Mata e njeh në marrëdhënie pune, e ka takuar gjithsej rreth 3-4 herë dhe është njohur me të rreth 3-4 muaj më parë. Në lidhje me pozicionet që kanë patur personat në tavolinë me të ai shpjegon se vet ka qenë i ulur te këndi afër dritares, duke filluar nga pozicioni i tij në sens kundraorar nga e djathta ka qenë Ervin Mata, Tan Allushi, dhe përballë me Ervinin ka qenë i ulur personi me emrin Joli.

Dëshmia e Redi Popeskut

Më datë 04.10.2018 rreth orës 18.00, ka shkuar në dyqanin e tij shtetasi Ervin Mata, pronar i Hotelit Victoria, i cili shoqërohej me katër persona të tjerës dhe pasi kanë parë në vitrina janë ulur në tavolinë ku Redi u ka shërbyer pije alkoolike. Më pas Ervin Mata së bashku me një person tjetër me emrin Joli (mbiemrin nuk ja dinte) i cili është oficer në Zallher kanë dalë jashtë ku Ervini është takuar me të dashurën e tij shtetasen Elvana Gjata kur është kthyer sërish në dyqan së bashku me Jolin ka qenë i revoltuar. Pas 20 minutash, Redi ka dalë jashtë dyqanit te shkallët ku ka takuar mikun e tij shtetasin Ervis Martini, të cilin e ka klient, që shoqërohej nga dy persona të tjerë dhe i ka thënë se do takonte Ervin Matën që ndodhej në dyqan dhe së bashku me dy personat që e shoqëronin është takuar me Ervinin ku janë ullur veç në fund të banakut. Sipas Redit, dy personat që shoqëronin Ervis Martinin janë kapur me shtetasin me emrin Joli duke i thënë që pse po shikon dhe në këtë moment kanë ardhur dy persona nga jashtë, njëri i veshur me bluzë të errët me kapuç, trup i gjatë, me xhinse i cili së bashku me personin tjetër që e shoqëronte filluan të shanin dhe të godisnin me grushta Jolin oficerin e Zallherit dhe personat e tjerë që ishin në tavolinë me të.

Në deklarimin e tij Redi thotë se në këtë moment Ervis Martini po thoshte “mos,mos,mos” ndërsa Ervin Mata po thoshte “ç’a po boni, ça është kjo punë” dhe në këtë moment ka parë personin me bluzë me kapuç, i cili kishte një armë zjarri. Redi ka dëgjuar një krismë që ka ardhur nga vendi ku ndodhej personi i gjatë me kapuç në kokë që po konfliktohej me Jolin, por për shkak të rrëmujës ky shtetas deklaron se nuk e ka parë kush qëlloi dhe kur dëgjoi krismën është hedhur menjëherë pas banakut për t’u mbrojtur. Ky shtetas deklaron se krismat kanë vazhduar dhe kur kanë pushuar, afër banakut ka shkuar Ervis Martini i cili ishte plagosur në qafë dhe Redi e ka marrë dhe e zbritur poshtë shkallëve drejt vendit të taksive.

Kur doli nga banaku Redi thotë se gjithë personat ishin larguar përveç personit që kishte ngelur i vrarë dhe një person tjetër afër derës që ishte duke u perpëlitur. Pasi nxorri Ervis Martinin jashtë është ulur në trotuar për t’u kthjelluar duke patur dhe një shishe në dorë dhe në këtë moment ka parë dy motora policie ku ua ka bërë me dorë, duke i njoftuar se çfarë kishte ndodhur dhe më pas së bashku me ta është futur sërish në dyqan. Ky shtetas në deklarimin e tij deklaron se një nga personat që shoqëronin Ervis Martinin ishte rreth 170 cm i gjatë, rreth 30 vjeç, trup i dobët dhe i veshur me të zeza, i njëjti person që ndodhej i plagosur tek dera e dyqanit, ndërsa personi tjetër ishte rreth 30 vjeç me rroba të çelura. Për shtetasin Ervin Mata, Redi deklaron se kishte veshur një bluzë të zezë, xhinse të zeza, Joli oficeri i Zallherrit mbante të veshur një xhup të zi, bluzë Polo ngjyrë blu të errët dhe xhinse të errëta, ndërsa në lidhje me dy personat që erdhën në momentin e fundit deklaron se njëri prej tyre ishte rreth 30 vjeç me bluzë me kapuç dhe në momentin që u fut në dyqan u konfliktua me Jolin duke u sharë dhe goditur me grushta dhe më pas ky person kishte në dorë një armë zjarri.

Personin tjetër që e shoqëronte nuk e kishte fiksuar. Gjithashtu Redi Popescu shton se i plagosuri dhe i vrari ishin njerzit e Ervis Martinit dhe konflikti ka nisur për arsye banale, në lidhje me ngacmimin e të dashurës së shtetasit Ervin Mata, shtetases Elvana Gjata dhe Ervin Mata me Ervis Martinin janë takuar qetësisht në lokal pa ndonjë tendencë për t’u agravuar situata, dhe kur ka ardhur në dyqan Ervis Martini ka zbritur nga një automjet tip BMË me ngjyrë të errët.

Të këshilluara

Çantë e dyshimtë te Unaza e Re

Një çantë e dyshimtë është gjetur në Unazën e Re" në Tiranë. Momentalisht nuk dihet nëse është harruar apo është lënë qëllimisht aty. Policia ndodhet në v...

15:31

Arrestohet në Tiranë një shtetas italian

Një shtetas italian është arrestuar në Tiranë pasi ishte dënuar nga shteti i tij me 11 vjet e 6 muaj burg. Pasquale Scalise, i cili kishte ndryshuar dhe emri...

12:42

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI