Flash

Denoncoi djalin e kryebashkiaku socialist, Policia e Shtetit i përgjigjet Berishës

Lapsi.al 3 November 2018
Denoncoi djalin e kryebashkiaku socialist, Policia e Shtetit i përgjigjet

Policia e Shtetit ka reaguar pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha se djali i kryebashkiakut të Kurbinit, Artur Bardhit, ka shkaktuar një aksident ku ka dhe të plagosur, por ngjarja u fsheh nga babai i tij dhe deputeti Pjerin Ndreu. Policia e Shtetit mohon që ngjarja të jetë fshehur dhe se aksidenti është pasqyruar në komunikatën ditore. Po kështu, sipas policisë, për këtë ngjarje janë kryer të gjitha verprimet hetimore.

Deklarata e policisë

Lidhur me një status në rrjetin social Facebook, të deputetit Berisha, sqarojmë se Policia nuk ka fshehur asnjë ngjarje.

Ajo është pasqyruar si çdo ngjarje tjetër në komunikatën ditore në web në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, më datë 1 nëntor 2018, dhe për këtë ngjarje janë kryer të gjitha veprimet hetimore të cilat i janë përcjellë si materiale procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin.

Ky është njoftimi i plotë për ngjarjen:

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin F.P., vjeç 32, banues në Laç – Kurbin, pasi në aksin rrugor Thumanë-Mamurras, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me shtyllat e ndriçimit të rrugës, për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi K.I., vjeç 17, banues në Laç, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën (nenet 290/1 dhe 161 të Kodit Penal).

Policia e Shtetit në kuadër të transparencës, deklasifikon komunikatën operative ditore e cila është e publikuar ne webin zyrtar të Policisë së Shtetit.

Ftojmë cilindo, që para se të akuzojë Policinë për fshehje të ngjarjeve, më parë të vizitojnë faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

Statusi i Berishës

Nuk ka ligj per pushtetaret mafioze!

Lexoni denoncimin e policit dixhital. sb

Zoti Berisha,jam nje punonjes policie ne Lac,Kurbin.Dua te denoncoj nje ngjarje te ndodhur mbreme ne Mamurras rreth ores 22.Makina e Artur Bardhit duke e ngare i biri,ka thyer shtyllen e dritave,ka prishur nje lokal,flitet dhe per te plagosur…!

Sot e ter policia kemi qen ne vendngjarje,por kur nuk ka asnje deklarate kjo nuk pranohet…Artur Bardhi bashke me Pjerin Ndreun kan mbyllur kte skandal Flm z.Berisha qe te pakten kemi ku te tregojm se cfar behet ne kte pseudoshtet…

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI