Flash

VIDEO/ Arrestohet Kastriot Gazidede me 17 kallëpë tritol, kallashnikov dhe hashash në makinë

Lapsi.al 2 November 2018
VIDEO/ Arrestohet Kastriot Gazidede me 17 kallëpë tritol, kallashnikov

Policia e Tiranës njoftoi një tjetër arrestim në kuadër të operacionit "Ndëshkimi i të fortëve" ku kanë rënë në pranga 3 persona nga të cilët 2 janë vëllezër. Policia thotë se janë arrestuar Kastriot Gazidede, 26 vjeç dhe vëllai i tij S. G., 16 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në Pezë Helmës gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, në mjetin tip “Mercedes Benz” të cilin e drejtonte Kastriot Gazidede dhe ku pasagjer ishte vëllai i tij u gjetën 17 kallëpe tritoli, një armë zjarri automatikë dhe 1.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Në pranga u vu edhe Lulzim Aruci, 45 vjeç, banues në Shtish. Kjo për shkak se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, u gjet një armë zjarri automatik. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=9vxueXQaYFk&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI