Flash

Tahiri flet për raportet me Ramën: Kam kohë që nuk flas me të, por...

Lapsi.al 2 November 2018
Tahiri flet për raportet me Ramën: Kam kohë që nuk flas me

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u pyet në emisionin “Opinion” për raportet e tij aktuale me kryeministrin Edi Rama. Tahiri tha se prej kohësh nuk ka pasur kontakte me kreun e qeverisë.

“Ka interes publik si i kam unë marrëdhëniet me Ramën? Unë e shoh të parëndësishme këtë për yshtjen për të cilën jam nën hetim dhe për të cilën kam, ardhur të përgjigjem. Nuk do të doja kurrë që cilado marrëdhënie e imja të kishte ndikim te ky proces sepse do të më kufizonte mua lirinë dhe nuk ka lidhje me gjë tjetër.

Me kryeministrin dhe kryetarin e partisë ka kohë që nuk kam marrëdhënie, por kam bërë detyrimin tim dhe e kam njoftuar për këtë vendim që erdhi nga Italia” – tha Tahiri. Prej kohësh Tahiri dhe Rama kanë shkëmbyer kunja në distancë. Rama e sulmoi për rezultatin e arritur në Tiranë ndërsa Tahiri për mënyrën se si mazhoranca e trajtoi çështjen e tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI