Flash

Reportazhi i BBC: Shqipëria, vendi i mbushur me bunkerë (FOTO)

Lapsi.al 2 November 2018
Reportazhi i BBC: Shqipëria, vendi i mbushur me bunkerë (FOTO)

Përmes një reportazhi BBC ka folur gjatë për bunkerizimin e Shqipërisë nga ish-regjimi i diktatorit, Enver Hoxha gjatë viteve të luftës së ftohtë.

BBC trajton të gjithë kontekstin historik dhe vendosjes së regjimit në Shqipëri, por edhe miqësinë, aleancat dhe dështimet e këtij pushteti, i cili për 45 vite ushtroi dhunë sistematike mbi shoqërinë shqiptare.

“Duke u frikësuar nga pushtimi gjatë Luftës së Ftohtë, kreu i Shqipërisë Enver Hoxha e detyroi vendin e tij të ndërtonte dhjetëra dhe mijëra bunkerë. Shumë kohë pas rënies së regjimit, shumë  prej tyre ekzistojnë ende”. 

Kështu e nis reportazhin media britanike, e cila përmes një udhërrëfyesi shqiptar nga Orikumi, tregon edhe formën se si janë ndërtuar bunkerët, raporton News 24.

Duke e cilësuar Shqipërinë si vendin më të izoluar të Europës në kohën e regjimit komunist, veprim i cili u shoqërua me pasoja të rënda,”BBC” shkruan mes tjerash se toka e shqiptarëve është ende e mbuluar nga bunkerët e Luftës së Ftohtë.

Shumë bunkerë janë shkatërruar në kohën kur Shqipërisë iu hapën dyert e lirisë pas dëbimit të sistemit, por  një pjesë të tyre i gjen gjithandej nga veri gjerë në Jug të Shqipërisë, ashtu siç e tregojnë edhe fotot e mëposhtme.

 

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI