Flash

“Pse e hoqi Xhafën?”/ Basha flet hapur: Fatmiri është viktimë e një bande

Lapsi.al 2 November 2018
“Pse e hoqi Xhafën?”/ Basha flet hapur: Fatmiri është

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë”, kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka folur për arsyet sipas tij të largimit të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafës si dhe për atë çka mendon për zëvendësuesin e tij, Sandër Lleshi.

Basha tha se Xhafaj u hoq nga detyra nga Edi Rama, pasi sipas tij, ai nuk e kishte më 100% nën kontroll, siç pritet të ketë Lleshin.

Më tej Basha u shpreh se Xhafaj është bërë viktimë e bandës së tij kriminale, ndërsa shton se arsyeja e largimit të tij ishte prishja e pazareve mes hajdutëve.

Pjesë nga intervista:

Arjan Çani: Dimë gjë për këtë Sandër Lleshin? Kur i hapet dosja, sepse e them këtë se u mësuam aq shumë… në fillim Saimir, pastaj…

Lulzim Basha: PD nuk është autoritet i dosjeve, dimë që është këshilltar i Ramës. Ministrat janë ekipi politik i vendit. Vijnë si pjesë e një vizioni dhe kanë si qëllim të përmbushin pritshmërinë e kryeministrit dhe të vetes, por ky bën ndryshim nga të tjerët sepse nuk vjen nga politika si gjithë ministrat e tjerë.

Atë që mund të them është që ai është vartës i kryeministrit, vjen pa përgjegjësi politike, është 100% aty si shkak i vullnetit të Ramës.

Kjo përfaqëson plotësisht kapjen e Ministrisë së Drejtësisë nga Rama, nëse me Tahirin ishim 80 me 20, tani është e gjitha në dorë të tij… pas largimit të Xhafës, është dora e Edi Ramës.

Pse e hoqi Fatmirin? Thonë se e ka sharë shumë dhe ai nuk duroi dhe iku…

Përplasje klanesh politike dhe bandash të fuqishme kriminale qëndrojnë pas tyre. Xhafa është pjesë e një klani dhe një bande. Qëndrimi i Ramës është një qëndrim i një njeriu që përpiqet të kufizojë dëmin. Ai mbrojti Dakon, sepse ai, Dako, sot duhej të ishte në burg.

Dako është një njeri i cili e ka bërë të kërcënojë Xhafën…

Çlidhje ka Dako me Xhafën?

Fatmiri, Donika, Veliu dhe një sërë zyrtarësh të lartë, po përdoren në këtë luftë të brendshme pulitke, ku nga njëra anë mbrohet Ministri i brendshëm, dhe nga ana tjetër fillon shpalosja e një dosje tjetër që mund të rrezikojë një njeri tjetër të Ramës. Ai e hoqi Fatmirin se ai nuk ishte 100% nën kontrollin e Ramës, siç do të jetë Sandër Lleshi.

Xhafa është viktimë e një bande ku bën pjesë vetë. Pra është prish pazari i hajdutëve. Rama është kapoja e kësaj organizate.

S’ke frikë nga këto shpifje?

Ai dhe policinë e mendimit të krijojë nuk e mbron dot veten nga e vërteta. Mirë është të mos trembë asnjë, se mua nuk më tremb.

Të këshilluara

Meta: Të ndalen kërcënimet ndaj gazetarëve

Në kudër të ditës “Ditës Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Dhunës ndaj Gazetarëve” presidenti Ilir Meta ka organizuar një pritje me gazetar...

18:00

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI