Flash

Paketa fiskale 2019/ Rritet ndjeshëm akciza e duhanit

Lapsi.al 2 November 2018
Paketa fiskale 2019/ Rritet ndjeshëm akciza e duhanit

Qeveria ka propozuar të rrisë ndjeshëm akcizën e duhanit në kuadër të paktes fiskale të vitit 2019.  Në projektligjin e paraqitur në Kuvend synohet ndryshimi i nivelit të akcizës për produktin e duhanit të grirë, purot, cigarillos dhe cigaret me zëvendësues duhani.

Nga 4400 lekë/kg, akciza do të rritet në masën 6000 lekë/kg.

Ky propozim vjen me argumentet, si më poshtë: "Me qëllim përafrimin apo barazimin e taksimit të produkteve të kësaj kategorie me kategorinë T200 “Cigare që përmbajnë duhan”, propozohet që niveli i taksimit të bëhet 6000 lekë/kg, në të njëjtën masë të parashikuar në kalendarin e taksimit të cigareve (kategoria T200) më 1 janar 2019.

Referuar të dhënave për shtetet Kosovë dhe Maqedoni, rezulton se për këto dy kategori (T200 dhe T400), niveli i taksimit për njësi konvencionale është i njëjtë.

Me qëllim përafrimin e mëtejshëm me Direktivën e BE 2011/64, e cila përcakton nivelin minimal të akcizës për duhanin e grirë të paktën 60 euro për kg, riskedulimi i rritjes siguron një politikë të qëndrueshme taksimi sipas standardeve të BE-së, thuhet në projekligj." 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI