Flash

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Regjim i ‘censurës paraprake’ në media

Projektligji i propozuar nga qeveria për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale kufizon në mënyrë drastike raportimin mediatik mbi dosjet hetimore, duke rrezikuar sipas ekspertëve vendosjen e një regjimi censure paraprake në shkelje të Kushtetutës, duke goditur gazetarinë e pavarur dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

13:07

OKB voton pro heqjes së embargos ekonomike ndaj Kubës

Lapsi.al 2 November 2018
OKB voton pro heqjes së embargos ekonomike ndaj Kubës

Vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara mbështetën me forcë heqjen e embargos ekonomike, tregtare dhe financiare që Uashingtoni i ka vendosur Kubës prej më shumë se gjysëm shekulli, duke thënë se kjo është pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit ishull.

“Embargoja është një shkelje flagrante masive dhe sistematike e të drejtave të njeriut në Kubë. Ka qenë dhe mbetet pengesa kryesore për mirëqenien dhe prosperitetin e disa brezave”, tha ministri i Jashtëm i Kubës, Bruno Rodriguez Parrilla në Asamblenë e Përgjithshme.

Asambleja votoi me 189 vota pro për t’i dhënë fund bllokadës dhe me vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli votuan në favor të vazhdimit të saj.

“Sot nuk ka fitues, ka vetëm humbës. Kombet e Bashkuara kanë humbur. Refuzuan mundësinë për të folur në emër të të drejtave të njeriut. Karta e Kombeve të Bashkuara angazhon çdo vend këtu në promovimin e paqes, sigurisë dhe të drejtave të njeriut dhe ajo u tradhtua sot”, tha ambasadorja e SHBA në OKB, Nikki Haley.

Gjatë 27 viteve të fundit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së është mbajtur një votim i përvitshëm duke dënuar bllokadën ekonomike, tregtare dhe financiare të imponuar në vitin 1962 gjatë Luftës së Ftohtë.

Votimi është kryesisht simbolik, pasi Asambleja e Përgjithshme nuk ka fuqinë për t’i dhënë fund embargos, fuqi të cilën e ka vetëm Kongresi amerikan. Por votimi thekson izolimin e Uashingtonit lidhur me këtë çështje. Ambasadorja Haley tha se Shteteve e Bashkuara nuk u intereson fakti nëse janë të izoluara lidhur me këtë çështje.

“Për ne nuk përbën asnjë problem fakti që qëndrojmë të vetëm pas çështjeve tek të cilat besojmë dhe do ta bëjmë me krenari përsëri sot, nëse do të jetë e nevojshme,” tha zonja Haley përpara votimit.

Më shumë se 36 vnde dhe përfaqësues të grupeve rajonale morën fjalën gjatë punimeve të asamblesë, në një debat që filloi të mërkurën dhe përfundoi të enjten me një votim. Shumë argumentuan se embargoja bie në kundërshtim me kartën e Kombeve të Bashkuara dhe parimet e organizatës.

Të këshilluara

Facebook humb 1 milion përdorues në Europë

Një milionë persona në Europë janë larguar nga Facebook. Facebook ka probleme imazhi dhe rritjeje në Europë. Në tremujorin e kaluar numri i anëtarëve aktivë ...

14:14

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI