Flash

Merkel i shkruan Mustafës për debatin për kufijtë: Brengosje e madhe

Lapsi.al 2 November 2018
Merkel i shkruan Mustafës për debatin për kufijtë: Brengosje

Angela Merkel shprehet se vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi është me rëndësi, por nuk është dakord me debatin për ndryshimin e kufijve.

“Edhe nga këndvështrimi im është shumë me rëndësi që Kosova të vazhdojë dialogun me Serbinë me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian dhe të shtyjë përpara normalizimin e marrëdhënieve. Debatin rreth ndryshimit të kufijve edhe unë, sikurse ju po e përcjell me brengosje të madhe”. Është kjo kryefjala e letrës që kancelarja gjermane Angela Merkel i ka dërguar kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Sipas deklaratës të shpërndarë për mediat nga LDK, Merkel falenderon kryetarin e kesaj force politike, për shkresën e datës 28 shtator 2018, me të cilën e kishte njoftuar lidhur me qëndrimet e tij rreth dialogut në mes të Serbisë dhe Kosovës.

Në letrën drejtuar Mustafës, Merkel është ndalur edhe në liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Unë jam e vetëdijshme sa e rëndësishme është arritja e udhëtimeve pa viza për qëllime turizmi për vendin tuaj. Thelbësore për Gjermaninë në këtë rast është plotësimi pa përjashtim i të gjitha kritereve, para se mund të jepet liberalizimi i vizave. Konsultimet e shteteve anëtare të BE-së rreth kësaj çështjeje janë duke vazhduar” – shkruan Merkel.

Në shtator të këtij viti kreu i LDK-së, Isa Mustafa iu drejtua përmes një letre kancelares Merkel lidhur me qëndrimet e LDK-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI