Flash

Justin sërish në gjëndje të keqe emocionale, fotografohet duke qarë

Lapsi.al 2 November 2018
Justin sërish në gjëndje të keqe emocionale, fotografohet

Kohët e fundit Justin Bieber nuk ka arritur ta kontrollojë mirë gjendjen emocionale duke shpërthyer në të qara në vende publike. Gjatë të dielës këngëtari i famshëm u pa sërish duke qarë teksa shoqërohej nga bashkëshortja e tij Hailey Baldwin, gjatë një vizite në një lokal në Orlando, Florida. 24-vjeçari u fotografua duke mbajtur kokën në duart e tij, ndërsa modelja 21-vjeçare ishte ulur përballë tij duke e përkëdhelur në fytyrë. Sipas një burimi, lokali ku ata ishin ulur u boshatis nga skuadra e sigurisë së Justin, pasi ai dhe Hailey porositën dy pije. Burimi tha se Justin dukej i shpupurisur dhe i pikëlluar ndërsa përpiqej të fshihte lotët e tij nën kapelën e bardhë. Kjo nuk është hera e parë që Justin është parë duke qarë kohët e fundit. Pak javë më parë ai u fotografua duke ecur zbathur në rrugë dhe mjaft i shqetësuar.

Të këshilluara

Loredana në muajt e fundit të shtatëzanisë

Prej disa muajsh çifti i famshëm i reperave shqiptarë Mozzik dhe Loredana po përfliten se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Megjithatë asnjëri prej tyr...

16:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI