Flash

Jorida Tabaku: Përse nuk vijnë në Shqipëri investitorët e huaj

Lapsi.al 2 November 2018
Jorida Tabaku: Përse nuk vijnë në Shqipëri investitorët

Duke iu referuar raportit të "Doing Business 2019", që Shqipërinë e nxjerr vendin e parafundit në rajon për të bërë biznes, deputetja e PD Jorida Tabaku shkruan se shqiptarët paguajnë më shumë taksa se në Maqedoni, Mal të Zi apo Serbi, ndërsa edhe taksat që mblidhen shkojnë për koncesione abuzive.

Sipas Tabakut, me këtë qeveri shqiptarët kanë më shumë taksa, më pak të ardhura, më shumë korrupsion, më shumë informalitet dhe krim.

Tabaku propozon taksën e sheshtë dhe largimin e krimit nga politika, si mënyrën e vetme që mund ta bëjnë Shqipërinë konkuruese në rajon.

Pasi mori investitorët e huaj, Maqedonia tani po tërheq edhe bizneset shqiptare 

POSTIMI: 

Perse nuk vijne investitoret e huaj!

Renditemi të fundit në rajon në oportunitetet që i japim bizneseve të hapen. Vazhdojmë të jemi armiqësor ndaj investimeve të huaja duke i larguar ato përditë e më shumë. Të parafundit në rajon për biznes dhe të parët në rajon për kriminalitetin dhe inkriminimin e qeverisë. Kjo është pasaporta me të cilën Shqipëria prezantohet nga kjo qeveri në rajon dhe më gjerë. Më poshtë se Maqedonia, më poshtë se sa Serbia, më poshtë se Mali i Zi dhe në betejë të ethshme me Bosnje Hercegovinën.

Të parët në rajon për taksat që paguajmë dhe të fundit në rajon për mbledhjen dhe mirëmanaxhimin e tyre. Një biznes paguan 33.7% të fitimeve të tij si taksa duke paguar më shumë se një biznes në Maqedoni, Mal të zi apo edhe Serbi. Mbi 45 biznese në ditë mbyllen, të tjerë punojnë në informalitet për të mbajtur familjet me bukë, Një biznes me 1oo mijë lekë fitim në vit do t’i duhet të pagujë 37,300 lekë taksa nga ky fitim që shkojnë jo për rrugë, jo për shkolla, jo për spitale po për tenderime e koncesione abuzive.

Më shumë taksa, më pak të ardhura, më shumë korrupsion, më shumë informalitet, më shumë krim dhe një qeveri që funksionon si mafia.

Koha e Ramës ka mbaruar! Largimi I krimit nga politika dhe taksa e sheshtë mund ta bëjnë përsëri Shqipërinë konkuruese në rajon!

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI