Flash

Football Leaks/ Mashtrimi i madh, Uefa ka paguar klubet e mëdha për të evituar Superligën e Europës

Lapsi.al 2 November 2018
Football Leaks/ Mashtrimi i madh, Uefa ka paguar klubet e mëdha për
Jo vetëm Fair Play Financiar. Në dokumentat e reja të shpërndara nga Football Leaks shfaqen zbulime të rëndësishme se si Uefa ka financuar klubet e rëndësishme europiane për të evituar krijimin e një Superlige të destinuar të eklipsonte kompeticionet aktual europiane për klube. Lajmin e ka bërë të ditur Express, në hetimin e ndërmarrë bashkë me Der Spiegel. Projekti Superliga nuk ishte një kërcënim vetëm për Champions e Europa League, por edhe kampionatet kombëtare: Real Madrid, Barcellona, Manchester United, Manchester City, Bayern Mynih, Chelsea, Liverpool, PSG, Juventus e Milan - sipas dokumentave të bashkëpunëtorëve investigues europian - ishin një hap nga arritja. Klubet do të negocionin vetë me sponsorët, por Uefa, për të ndaluar që të arrihej këtu, ka shtuar benefitet për klubet kryesore, duke penalizuar gjithë të tjerat, sipas asaj që bëjnë të ditur dokumentat. Projekti ishte pezantuar në Universitetin Bocconi të Milanos nga Karl-Heinz Rummenigge e Andrea Agnelli në janar 2016 por, në xhiron e pak muajve, gjithcka u mbyll, sepse Uefa premtoi reformat për të favorizuar të mëdhatë. Sipas Express, shpërndarja e re e fondeve do të garantonte 150 milionë më shumë se sezon për skuadrat më të forta të Champions League, ndërsa klubet e Europa League do të humbisnin gati 60 milionë në hyrje. Sipas disa dokumentave në zotërim të platformës Football Leaks, projekti 'Superliga' do të merrte tjetër prioritet. "E tregon - shkruan Spiegel online - deklaratat e dërguar nga sipërmarrja Key Capital Partners presidentit të Real Madrid. Nëse gjërat shkonin si rezulton nga dokumenti, nga 2021 Champions League nuk do të ekzistonte më e në vend të saj, 11 klubet më të mirë të kontinentit të vjetër do të formonin një ligë të re elitare të quajtur 'Super League'. 11 klubet nuk do të dilnin nga kompeticioni, ndërsa projekti parashikonte edhe përfshirjen e 5 klubeve të tjerë që konsideruar 'miqtë fillestarë': Inter, Roma, Atletico Madrid, Marsiglia e Borussia Dortmund.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI