Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Financial Times për Tsipras: Nga "Lenini i Egjeut" në beniaminin e BE-së

Lapsi.al 2 November 2018
Financial Times për Tsipras: Nga "Lenini i Egjeut" në

Financial Times u kërkon britanikëve që për çështjen e BREXIT të marrin "mësime" nga lufta e gjatë dhe e dhimbshme e Greqisë për të dalë nga kriza. Në artikullin e tij, gazetari Tony Barber përshkruan presionet që kanë pësuar ekonomia greke dhe sistemi politik, ndërsa nënvizon braktisjen e PASOK nga votuesit dhe transferimin e tyre tek SYRIZA.

Duke iu referuar qeverisë, raporti thotë se ajo "braktisi eksperimentet ekstreme në gjysmën e parë të 2015" dhe u shndërrua në një "zëvendësues natyral i PASOK. Ndërsa për Alexis Tsipras thuhet se pësoi një "mutacion" të frikshëm. Nga një politikan që cilësohej si Lenini i Egjeut nga kancelaritë europiane, kryeministri grek është kthyer në beniaminin e BE-së.

Nën qeverisjen e Tsipras "më e keqja nuk ndodhi". Ekstremizmi nuk mbizotëroi, ndërsa Greqia megjithëse ishte në ballë të krizës evropiane të refugjatëve në vitet 2015-2016, nuk u tregua shtet antimigrues apo anti-musliman si vendet e tjera të BE-së.

Shumicën e duartrokitjeve në kryeqytetet evropiane dhe Uashington e ka marrë iniciativa e tij për të zgjidhur konfliktin për emrin me Maqedoninë. Ky konsiderohet një nga konfliktet e fshehta, potencialisht më të rrezikshme në Ballkan. Tsipras jo vetëm që bëri përpjekje për ta zgjidhur çështjen, por tregoi se është i gatshëm t'i kumdërvihet Rusisë, një vend tradicionalisht i afërt me Greqinë.

Stathis Kalyvas, profesor në All Souls College Oxford, thotë se Greqia është aktualisht në një fazë "post-populiste", ndërsa shumë vendet të tjera europiane ballafaqohen me ndryshime të populizmit. Greqia tashmë është kthyer tashmë në një sistem klasik dypartiak, ku e majta dhe e djathta e moderuar këmbejnë në pushtetin. Dhe ky argument mund të vërtetohet në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ku opozita e qendrës së djathtë e Demokracisë së Re është favorite./respublica

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI