Flash

Duhanxhinj, pijanecë, bastvënës, agresorë: të padisiplinuarit e futbollit …që kanë humbur punën

Lapsi.al 2 November 2018
Duhanxhinj, pijanecë, bastvënës, agresorë: të
Dani Osvaldo, futbollisti roker. Problemi nuk ishte tek këmbët, por tek koka. E pamundur të administrohej. I larguar nga disa skuadra, që nuk toleronin dot veset e tij, Osvaldo shkoi tek Boca Juniors ku u shkarkua shumë shpejt, duke qenë se u kap duke pirë duhan në pushim të ndeshjes me Nacional. Edhe tek Southampton rrezikoi ta hiqnin, pasi rrahu një shok skuadre në stërvitje. Nga shuplakat tek shkelmat: Olympique Marseille nuk ka lënë pa dënuar gjestin e Patrice Evra që pas një debate me një tifoz e goditi me shkelm: klubi francez dënoi veprimin e mbrojtësit dhe ndërpreu marrëdhëniet menjëherë. Duhan dhe alkool. Veset më të këqija për një futbollist. E di këtë më mirë se të gjithë Andres Ramirez, i njohur si “Manga”, Escobar, skllav i shishes aq sa u prezantua në stërvitje i dehur. Djaloshi që ishte shtrirë mbi një barrelë rezultoi pozitiv në testin e alkoolit dhe u shkarkua nga Deportes Tolima. Më tepër një shkarkim kronike se sporti. Në kampionatin anglez, Dombaxe është larguar me ceremony nga skuadra për faktin se shkoi në fushën e stërvitjes me hanxhar. Qëllimi ishte, sipas the Sun, të trembte shokët e rinj të skuadrës. Nuk dihet sa ia arriti qëllimit, por ishte zgjidhja e menjëhershme e kontratës ajo që fitoi. [caption id="attachment_356104" align="alignnone" width="820"] Laste Dombaxe, Tottenham Hotspur[/caption] Adrian Mutu nuk e kishte kokën në nivelin e talentit. Aventura e tij tek Chelsea, 25 vjec, përfundoi në mënyrën më të keqe. U shkarkua se u gjet pozitiv për kokainë në një kontroll antidoping. Gjithnjë tek Chelsea, edhe Bosnich në shtator 2002 rezultoi pozitiv në kontrollin antidoping për të njëjtën substancë. Nëntë muaj pezullim nga FA dhe shkarkim i menjëhershëm. Shtatë futbollistë të larguar dhe nën hetim për një foto në grup që përfundoi keq. SC 1920 Myhl, ka vendosur të ndërpresë kontratën me lojtarët e tij, që në një foto të publikuar kishin bërë përshëndetjen naziste. Futbollistët kërkuan ndjesë, madje edhe me një foto të dedikuar, por shoqëria nuk ndryshoi pozicionim. Një rast politik edhe ai i Giorgos Katidis. I shkarkuar nga AEK Athinë në moshën 20 vjecare, për shkak të përshëndetjes fashiste gjatë festimit. Jo vetëm politikë. Edhe feja mund ti kushtojë vendin e punës në Iran. Është historia e Ali Karimi, kampioni iranian i Bayern Mynih, i shkarkuar nga Steel Azin, sepse nuk respektoi rregullat e Ramazanit. Drejtuesit e skuadrës së Teheran kanë saktësuar se ishin të detyruar për këtë zgjidhje, duke qenë se Ramazani është vendosur nga qeveria për të gjithë. Joey Barton, “bad boy” i futbollit anglez është shkarkuar nga Burton pas skualifikimit nga FA. Mesfushori që kishte vënë bast për ndeshjet e futbollit, kishte pak muaj në klubin e tij të ri, që e përzuri menjëherë pas pesë muajsh, 13 ndeshjesh e një goli.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI