Flash

Dua Lipa 2.6 miliardë muzikës Britanike

Lapsi.al 2 November 2018
Dua Lipa 2.6 miliardë muzikës Britanike

Kur themi se ky vit është viti i Dua Lipës, nuk po flasim aspak me fjalë boshe.

Këngëtarja që ne duam kaq shumë, po arrin sukses pas suksesi duke trumfuar në muzikën ndërkombëtare.

Muzika britanike ka arritur një rekord prej 2.6 miliardë paundësh fitime, prej Duas dhe artiste si Ed Sheeran dhe Harry styles, duke pësuar kështu një rritje me 7% të ardhurash.

Albumi i tretë i Ed Sheeran, Divide, me hite si "Shape of You" dhe "Perfect", ishte më i shituri i vitit të kaluar.

Ndërsa u ndoq nga albumi ‘Human’ i Rag ’n’ Bone Man dhe albumi i dytë i Sam Smith në vendin e pestë.

Ylli i muzikës pop Dua Lipa shtoi suksesin duke u bërë artistja më e transmetuar në Spotify në 2017, duke mposhtur Rihannën dhe Taylor Swift.

Ka pasur edhe një paraqitje nga Harry Styles, i cili siguroi vendin e nëntë me albumin e tij të debutimit.

Eventet live si turnet apo festivalet sollën 1 miliardë dollarë të ardhura, duke përfshirë turnet botërore të The Rolling Stones, Coldplay dhe Sir Paul McCartney.

Të këshilluara

Së shpejti pjesa e tretë e filmit Bad Boys

Po vjen pjesa e tretë e filmave shumë të ndjekur nga te gjithe. Filmi i dashur për shumë fansa Bad Boys po vjen në një pjesë të tretë, ndërsa në rolet kryesore...

18:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI