Flash

Berisha zbulon bisedën me Bashën në 2013-ën: Do bashkëpunonim me Ramën nëse...

Lapsi.al 2 November 2018
Berisha zbulon bisedën me Bashën në 2013-ën: Do

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer për herë të parë një bisedë që ka bërë me kreun e PD-së, Lulzim Basha pas zgjedhjeve të vitit 2013-ës. Sipas Berishës, nëse Rama do të këpuste lidhjet me krimin do të bashkëpunonin me të për çështje të integrimit.

“Po ju tregoj bisedën që kam bërë me Bashën në 2013-ën. Kemi thënë që se nëse Rama këput lidhjet me krimin, ne do vendosnim një bashkëpunim sa u përket çështjeve të integrimit në BE.

Këtë ja kam thënë edhe Ramës në parlament: “Ty të amnistuan shqiptarët”. Unë ia dija lidhjet e tij me krimin. I kam thënë që “nëse i këput ato lidhje do t’i shërbesh vendit tënd”, - tha Berisha në një intervistë në emisionin “Debati” në Channel One.

Sa i takon drejtimit të PD-së nga Basha, Berisha tha se me zgjedhjen e Bashës ndryshoi edhe gjenerata.

“Në PD ndodhi një ndryshim jo vetëm lidershipi, por ndryshoi edhe gjenerata. Ai përfaqëson gjeneratën e tij. Mund ta akuzosh për shumë gjera, por jo ta akuzosh se po më imiton mua. Ai ka krijuar konturin e vetë të opozitarizmit”, - u shpreh ish-kryeministri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI