Flash

21 Janari/ Garda e Republikës padit ish-drejtuesin Ndrea Prendi dhe efektivin Agim Llupo

Lapsi.al 2 November 2018
21 Janari/ Garda e Republikës padit ish-drejtuesin Ndrea Prendi dhe

Garda e Republikës ka paditur ish-drejtuesin Ndrea Prendi dhe efektivin Agim Llupo duke kërkuar që ata të paguajnë faturën e dëmshpërblimit për 4 viktimat e 21 Janarit.

Burime pranë Ministrisë së Brendshme bëjnë me dije se, përmes një padie civile, Garda kërkon nga Gjykata e Tiranës që ish-komandanti Ndrea Prendi dhe ish-shefi i njësisë speciale Agim Llupo të dëmshpërblejnë familjet e 4 viktimave si dhe të mbulojnë shpenzimet gjyqësore që kapin vlerën e 2.1 milionë Eurove. Seanca e parë do të zhvillohet ndaj ish-kreut të Gardës Ndrea Prendi më datë 6 Nëntor në orën 14.00.

Ende nuk është caktuar seanca në ngarkim të Agim Llupos që mbante postin e shefit të njësisë speciale në gardën e Republikës në kohën kur ndodhën vrasjet. Dy ish-zyrtarët e Gardës u shpallën fajtor për “Vrasje me dashje nga pakujdesia”, duke dënuar me 1 vit burg Ndrea Prendin dhe 3 vite Agim Llupon.

Në Dhjetor të 2017 qeveria Rama miratoi një vendim për dëmshpërblimin e katër familjeve të viktimave, Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj. Këta të fundit mbetën të vrarë gjatë protestave të opozitës në 21 Janar të 2011./Tv Klan

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI