Flash

Xhafaj shkon në parlament: Nuk është faji im që nuk e keni kuptuar çfarë kam thënë

Lapsi.al 1 November 2018
Xhafaj shkon në parlament: Nuk është faji im që nuk e keni

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është paraqitur sot në parlament ku është sjellë si një deputet i zakonshëm. Ka mbërritur aty me vonese dhe ka zgjedhur të ulet në një nga karriget e fundit të sallës. Pasi ka votuar “pro” të gjitha nismave të qeverisë, ai është larguar me shpejtësi pa bërë shumë komente për gazetarët. Sapo ata i janë drejtuar me mikrofona ai është përgjigjur: “Kam folur aq shumë sa është e kotë të bëj komente të tjera”.

“Nuk kemi kuptuar asgjë” – i është drejtuar, ndoshta me të drejtë një nga gazetarët.

“Aaaa nuk është faji im që nuk keni kuptuar ato që kam thënë” – tha Xhafaj duke u futur me shpejtesi ne makinen e tij.

E vërteta është se ish-ministri ka zgjedhur të flasë me një gjuhë të komplikuar pas largimit nga detyra. Ai ende nuk ka sqaruar arsyet “e dorëheqjes” së papritur kur policia po godiste grupet kriminale. Ai ende nuk ka sqaruar motivin e largimit. Ai ende nuk ka folur nëse ishin përplasjet me kryeministrin që e çuan drejt largimit, etj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në Kashar, rrezikohen banesat

Një zjarr ka rënë në fshatin Kashar të Tiranës, rreth orës 10:00. Flakët po shtohen, ndërkohë që rrezikohen edhe shtëpitë aty pranë. Ende nuk dihen shkaqet e rë...

10:29

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI