Flash

Vrasja në Bularat/ Ish-ministri i Jashtëm grek 'zbulon' qëllimin e deklaratës së Ramës

Lapsi.al 1 November 2018
Vrasja në Bularat/ Ish-ministri i Jashtëm grek 'zbulon'

Ish-ministri i jashtëm grek, Teodoros Pangalos, deklaroi se Edi Rama bëri deklaratë të gabuar në moment të gabuar, duke iu referuar reagimit të kryeministrit pas vrasjes së Konstandinos Kaçifas në Bularat nga RENEA. Sipas Pangalos, Rama bëri këtë deklaratë me qëllim që të marrë vota në jug të Shqipërisë.

 

“Nuk bëhet politik e jashtme me kush është më i fortë, kush bërtet më shumë. Me një ekonomi të shkatërruar nuk mund ta themi këtë. Greqia duhet të zgjidh problemet e saj me aleanca me fqinjët e saj”, u shpreh ish-ministri grek.

Vrasja e grekut në Bularat/ Reagon Rama: Fqinj të dashur… 

Pangalos nuk e justifikon veprimin e 35-vjeçarit ekstremist. Ai shton se në fotot që kishte parë kishte flamuj kudo duke e cilësuar si të pakuptimtë faktin se 35-vjeçari kishte tentuar të vendoste flamuj në fshat.

“Unë pash në fotografitë të publikuara se kishte flamuj kudo në fshatrat, nuk e kuptoj ketë që thonë se nuk e lejuan të vendosi flamur. Nuk e kuptoj se ca deshi Katsifas të shkonte nga Greqia të vendoste flamuj aty? Nuk kishte kush ta bënte aty? Unë nuk jam pro faqezinjve kur hedhin molotov apo sulmojnë policinë”, e ka mbyllur fjalën e tij politikani grek.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI