Flash

VIDEO/ Si u vra Arjan Ferracaku duke kalëruar në Shkodër

Lapsi.al 1 November 2018
VIDEO/ Si u vra Arjan Ferracaku duke kalëruar në Shkodër

Në datën 1 shtator 2018, rreth orës 13.50, Arjan Ferracaku po kalëronte i shoqëruar nga disa miq të tij, mes të cilëve edhe Astmer Bilali, pjesë e grupit Bajri. Tre persona të armatosur, po i prisnin ata të fshehur pas shkurreve. Papritur në drejtim të Ferracakut qëllohet me breshëri. Pas disa metrash, ai rrëzohet i vdekur, po ashtu, edhe kali i tij mori disa plumba. Autorët u afruan pranë trupit të pajetë, dhe për të qenë të sigurt në këtë vrasje, e qëlluan sërish në kokë dhe në gjoks.

Shumë shpejt u ngrit si pistë ajo e gjobëvënës, aktivitet që ushtrohet gjerësisht nga grupet kriminale në Shkodër. Për këtë pistë u kryen verifikime por, si gjithmonë, provat mungonin.

Mes 30 personave të shoqëruar në polici për këtë vrasje, ishin pjesëtarë të familjes Lici.

Sipas informacioneve, Ferracakut i ishte marrë një mjet i blinduar në vitin 2015, nga një grup në qytet dhe nuk i ishte kthyer më, ngjarje për të cilën nuk ka pasur as denoncim. Po ashtu, është përfolur më parë për vendosje gjobash, por, sërish denoncimet mungojnë.

Kur pista e gjobëvënës dhe ajo e përfshirjes në veprimtari të jashtëligjshme u zbehën, hetuesit ngritën një të re. Arjan Ferracaku dyshohet se u vra gabimisht, pasi objektiv ishte miku që e shoqëronte gjatë kalërimit, Astmer Bilali. Ai është një ish-kampion boksi, ndërsa sot është i arrestuar bashkë me 10 pjesëtarët e tjerë të grupit “Bajri”.

Por, Top Story ngre dyshime dhe pyetjet se nëse objektivi ishte Astmer Bilali, pse autorët e vrasjes së Ferracakut, u afruan dhe e goditën nga afër me plumb në kokë dhe në gjoks pavarësisht se ai nuk ishte objektivi i tyre?

Bilali dhe personat e tjerë që e shoqëronin viktimën kanë deklaruar se nuk kanë arritur t’i njohin ekzekutorët. Madje, njëri prej dëshmitarëve, nuk është parë më në Shkodër dhe mendohet se është larguar jashtë shtetit për të qenë i sigurt.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI