Flash

"Të mblidhemi dhe të godasim palaçot në politikë", kë do të sulmojë Saimir Tahiri?

Lapsi.al 1 November 2018
"Të mblidhemi dhe të godasim palaçot në

Kryefjala e konferencës për mediat e ish-ministrit Saimir Tahiri ishte mbyllja e hetimeve të drejtësisë italiane për të. Në konferencën mbi 30-minutëshe, Tahiri tregoi sforcot që kishte kaluar, siç edhe tha ndaj padrejtësive që iu bënë, madje e vendosi edhe veten në krah të njerëzve ndaj të cilëve i bëhet padrejtësi çdo ditë.

Ai bëri një thirrje të pazakontë: "Të mblidhemi dhe të godasim palaçot në poltikë që kanë grabitur këtë vend dhe që të mos i shpëtojnë drejtësisë së popullit." 

Saimir Tahiri nuk e specifikoi se kujt i drejtohej konkretisht, por deklaroi se nuk do të reshtë së kërkuari të vërtetën e tij.

“Unë jam krenar për çdo ditë të punës time, kam gabuar por kam punuar. Sado të hedhin baltë këtë nuk e mohojnë kurrë. Mendoni pak sa mijëra e mijëra qytetarë që nuk flasin sot dhe unë bërtas fort për padrejtësinë time. Ka njerëz që nuk marrin dot pronën, nuk gjejnë kafshatën e bukës sado mundohen. Jam rrëzuar e ringtritur, por kam mësuar se përballë padrejtësisë ka vetëm një rrugë, e cila është e vërteta. Të mblidhemi dhe të godasim palaçot në poltikë që kanë grabitur këtë vend dhe që të mos i shpëtojnë drejtësisë së popullit. Unë e provova vetë dhe jam duke e provuar se nuk më kanë munguar njerëzit e mirë.

Unë jam Saimir Tahiri që kam qenë dhe do vazhdoj të jem i njëjti. Sot jam po njësoj, sepse dua njerëzit më shumë se pushtetin. Drejtësia italiane e tha fjalën e fundit se nuk bën politikë. Beteja do vazhdojë për drejtësinë në Shqipëri. Sot nuk kam fjalë ta përshkruaj çfarë do të thotë të jesh i lirë. Nuk do resht një ditë të jetës time për të vërtetën”- u shpreh Tahiri nga oborri i hotel Rogner.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

Zjarr në Kashar, rrezikohen banesat

Një zjarr ka rënë në fshatin Kashar të Tiranës, rreth orës 10:00. Flakët po shtohen, ndërkohë që rrezikohen edhe shtëpitë aty pranë. Ende nuk dihen shkaqet e rë...

10:29

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI