Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Studimi alarmant/Të gjithë po ikin nga Shqipëria, sidomos të rinjtë dhe të shkolluarit

Lapsi.al 1 November 2018
Studimi alarmant/Të gjithë po ikin nga Shqipëria, sidomos të

Prof. Russel King, në Shkollën për Studime Globale, në Universitetin e Sussex në Britaninë e Madhe është Drejtor i Qendrës Sussex për Kërkime mbi emigracionin, e njohur në të gjithë botën. Në një intervistë për Deutche Welle, Prof. King ka shpjeguar se "gjetjet tregojnë që emigrimi i shqiptarëve vazhdon, që prej afër 30 vitesh.

Russel King

Por natyra e tij po ndryshon: nuk është më një dukuri për arësye ekonomike apo politike, por një dukuri që po prek të gjitha shtresat e shoqërisë, grupmoshat, klasat e ndryshme shoqërore për nga të ardhurat.

Emigrimi potencial është rritur në vitin 2018 në 52% nga 44% që ka qenë në 2007.  Studimi tregon se tendenca më e fundit është ajo e emigrimit të njerëzve që kanë mbaruar universitetin, i rinisë së kualifikuar në nivel të lartë, që ka dëshirë të madhe të emigrojë.

Statistikat në Shqipëri për emigracionin nuk janë shumë të qarta, nuk regjistrohet me saktësi në baza vjetore numri i njerëzve që ikin dhe i atyre që kthehen. Por është e qartë se që prej 1991 numri i shqiptarëve që ikin është shumë më i madh se numri i atyre që kthehen.

Dëshira për të emigruar është shumë më e madhe tek ata që kanë qenë një herë emigrantë dhe janë kthyer, sesa tek ata që nuk kanë emigruar kurrrë. Tendenca është që kush ka emigruar një herë, dëshiron shumë të emigrojë përsëri. Numri i përgjithshëm i popullsisë po bie, Shqipëria po tkurret.

Studimi tregon se një nga arsyet kryesore pse njerëzit duan të ikin është se nuk shohin të ardhme për vete dhe fëmijët e tyre në Shqipëri. Pjesa më e madhe kërkojnë një shkollim më të mirë për fëmijët e tyre.

Shqipërisë po i ikën truri, po i ikin përvoja dhe kualifikime të nivelit të lartë. Por kjo dukuri nuk po ndodh vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe Europën Lindore. Pasojat bëhen edhe më të rënda nga kombinimi i ikjes me rënien e numrit të lindjeve.

Gjithsesi, nëse zhvillimi ekonomiko - social në Shqipëri ndodh në drejtimin e duhur, ai  mund të ndalojë rininë të emigrojë," ka theksuar Prof. Russel King.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43