Flash

Skandali/ Projekti i aeroportit të Kukësit që prezantoi Rama i vjedhur në Gjeorgji (VIDEO)

Lapsi.al 1 November 2018
Skandali/ Projekti i aeroportit të Kukësit që prezantoi Rama i

Projekti për aeroportin e Kukësit që njoftoi Edi Rama dje rezulton i vjedhur.

Një ditë më parë Edi Rama ishte në Kukës ku ripremtoi për banorët vënien në funksion të aeroportit që sipas tij do të sillte një rigjallërim të ekonomisë së qytetit dhe më shumë mundësi punësimi për të gjithë të rinjtë.

Rama u shpreh që me nisjen e vitit të ardhshëm do të niste puna për kthimin e aeroportit në gjendje pune, dhe postoi në Facebook dhe projektin për këtë aeroport ku shkruante: Aeroporti i Ri i Kukësit dhe një paralajmërim: Mos përgojoni 3D se sot një vit, në realitet do jetë më i bukur se këtu.

Po në një kërkim të bërë nga Faxweb.al shihet se ideja e projektit të prezantuar nga Rama është e vjedhur.

Kjo pasi fotoja e prezantuar si projekt nga ana e kryeministrit është marrë nga Aeroporti i Kutaisit në Gjeorgji, ideuar nga studioja UN.

Nuk dihet nëse Rama është impresionuar kaq shumë nga aeroporti gjeorgjian dhe ka menduar të aplikojë të njëjtin projekt në Kukës, apo dje në nxitim e sipër ka prezantuar një projekt të dikujt tjetër. Deri më tani nuk ka asnjë tender të bërë publik për ndërtimin e aeroportit dhe as një shifër të përafërt për koston e rindërtimit.

Aeroporti i Kutasit ka pasur rreth 300,000 pasagjerë në vitin 2016, duke bërë që të kërkojë tashmë një zgjerim, sipas projektit të publikuar dhe nga Rama, që në Gjeorgji është vënë në zbatim që prej vitit të kaluar.

 “Unë besoj shumë që në këtë zonë ne do të shohim modelet e para të zhvillimit të turizmit malor edhe për një arsye tjetër, sepse këtu në Kukës, besoj në fillim të vitit të ardhshëm do të nisë ndërtimi i aeroportit të Kukësit.  Aeroporti ekzistues do të transformohet tërësisht në një aeroport të standardeve ndërkombëtare për fluturimet me çmime të ulëta dhe studimi që ne kemi bërë me ekspertë të huaj na ka inkurajuar shumë, edhe mua më ka entuziazmuar shumë, sepse të gjitha analizat e bëra sipas metodave profesionale të parashikimit për suksesin e një biznesi tregojnë se aeroporti i Kukësit do të lëvizë në një mesatare prej 300 mijë udhëtarësh në vit”, tha dje Edi Rama.

Image

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI