Flash

Pse Meta nuk po hedh firmën për Lleshin si ministër? Ka afat edhe 36 orë...

Lapsi.al 1 November 2018
Pse Meta nuk po hedh firmën për Lleshin si ministër? Ka afat edhe

Presidenti i Republikës duhet të shprehet me një dekret të veçantë për emërimin si ministër të Brendshëm të Sandër Lleshit. Ilir Meta e firmosi brenda pak orësh dekretin për shkarkimin e Fatmir Xhafajn, por për emrin e zëvendësit të tij është menduar pak më gjatë.

Kushtetuta i jep Presidentit 7 ditë kohë për të bërë verifikimet e tij përsa i përket emërimeve për ministër që i vijnë nga kryeministri. Ky afat përfundon ditën e premte. Votimi për Lleshin në Kuvend pritet të bëhet të enjten e ardhshme.

Por pse vonoi kjo firmë e Ilir Metës për ministrin e ri të brendshëm?

Nard Ndoka, kryetar i PDK-së thotë se këshilltarët i kanë raportuar kreut të shtetit një pengesë për emrin e ministrit të ri.

“Unë di që stafi juridik i Presidentit ka gjetur probleme kushtetuese që e pengojnë dekretimin e tij, po shihen me frymë përgjegjshmërie. Presidenti në parim ka qenë dakord, por dokumentet që ka në dispozicion.... Ka një problem që shpresojmë mos të jetë serioz. Nuk e di çfarë problemi, por edhe ta dija nuk do ta thosha” – tha Ndoka.

Zyrtarish nuk ka ende një qëndrim nga Presidenti se përse ai nuk po e firmos dekretimin ministrit të ri derisa ai është brenda afatit që i njeh Kushtetuta. Nëse presidenti nuk bie dakord me emrin e propozuar, ai mund t’i kërkojë kryeministrit që ta ndryshojë propozimin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në Kashar, rrezikohen banesat

Një zjarr ka rënë në fshatin Kashar të Tiranës, rreth orës 10:00. Flakët po shtohen, ndërkohë që rrezikohen edhe shtëpitë aty pranë. Ende nuk dihen shkaqet e rë...

10:29

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI