Flash

Presidenti i La Liga, Javier Tebas, kundër Super League Europiane: "Një projekt i hartuar në 5 të mëngjesit, në një bar"

Lapsi.al 1 November 2018
Presidenti i La Liga, Javier Tebas, kundër Super League Europiane:

Presidenti i La Liga, Javier Tebas, ka kritikuar ashpër propozimin për krijimin e një Super League Europiane midis klubeve elitare të kontinentit. Koncepti i Super League Europiane ka qarkulluar në botën e futbollit për dekada me radhë, me disa drejtues që flasin për mundësinë e bashkimit të klubeve më të mira në një ligë të mbyllur. Ndërkohë Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, është në favor të kësaj ideje.

Ky projekt është diskutuar edhe në një takim midis drejtuesve të klubeve si Manchester City, Liverpool, Manchester United, Chelsea dhe Arsenal dhe biznesmeni Stephen M. Ross në 2016.

UEFA më pas debatoi draftin, duke e hedhur poshtë atë në favor të rritjes së drejtpërdrejtë të numrit të vendeve pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve për Anglinë, Italinë, Spanjën dhe Gjermaninë.

Tebas është i drejtpërdrejtë kur thotë se ky propozim është totalisht "lunatik". "Super League Europiane do të ishte fundi i La Liga dhe Ligës së Kampionëve. E përkufizoj ashpër, në mënyrë që të gjithë ta kuptojnë ... Super League është projekti i hartuar në një bar në orën 5 të mëngjesit, një projekt i presidentëve të ndryshëm të klubeve", tha për Goal.

"Ka shumë argumente kundër Super League. Së pari do të jetë mirë, por tifozët e Bayern Munichut dhe Real Madridit janë rritur duke parë që klubet e tyre të fitojnë tituj, duke fituar kampionatet kombëtare, sepse historia e tillë është", shtoi Tebas.

"Disa ekipe në renditjen e Super League do të përfundojnë në vendin e nëntë apo të dhjetë. Ju mendoni për një ndeshje të Real Madridit kundër Manchester United dhe në letër është një ndeshje e madhe, por dikush mund të jetë në vendin e 11-të dhe tjetri në të 10-ën.

Do të shohim pastaj se sa tifozë do të mbeten në pesë vjet pas kësaj".

"Liga e Kampioneve duhet të ekzistojë, modeli i saj është i përsosur, klubet fitojnë, por një model i Super League Europiane do të ishte i dëmshëm për futbollin dhe, në afat të gjatë, për klubet e mëdha, sepse kurrë nuk do të ofrojë numrat ekonomik që klubet e mëdhenj imagjinojnë".

Të këshilluara

MotoGP/ Suzuki i Rins merr flakë në bokse

Nuk ka filluar në mënyrën më të mirë fundjava në Sepang për Alex Rins. Suzuki i tij me numër 42, në fakt, ka marrë flakë ndërsa ndodhej në korsinë e tij në boks...

18:28

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI