Flash

Pikë e re kufitare Shqipëri - Mali i Zi në Zogaj të Shkodrës

Lapsi.al 1 November 2018
Pikë e re kufitare Shqipëri - Mali i Zi në Zogaj të

Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë sot marrëveshjen me Malin e Zi për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar në Zogaj dhe Skje për qarkullimin ndërkombëtar rrugor dhe të pasagjerëve në Liqenin e Shkodrës.

Nga studimi i kryer nga Policia Kufitare Shqiptare, në kufirin me Malin e Zi, për lehtësimin e lëvizjes së lirë të shtetasve në zonën e Zogaj të Bashkisë Shkodër, është evidentuar se aty mund të hapet një vendkalim i ri për komunikim ndërkufitar tokësor dhe ujor, në vendin e quajtur “Zogaj/Shkodër- Kraj/Mali i Zi”. Pika e kalimit kufitar Zogaj është një pikë e përbashkët e kalimit kufitar në Bashkinë e Shkodrës, në kufirin me Malin e Zi, e cila ndodhet 11 (njëmbëdhjetë) km në veriperëndim të qytetit të Shkodrës, në bregun e liqenit të Shkodrës.

Përparësitë që priten nga zbatimi i kësaj marrëveshjeje lidhen me lehtësimin e lëvizjes së banorëve të zonave afër Bashkisë së Shkodrës dhe zonave të Malësisë së Krajës, komuna e Tivarit - Mali i Zi, në të dyja anët e kufirit, shkurtimin e distancës, kontrollin më të mirë të sektorit të kufirit në zonën e Zogajt dhe veçanërisht kontrollin e bregut të liqenit të Shkodrës, si dhe shfrytëzimin e vlerave turistike të liqenit të Shkodrës dhe traditat e banorëve të Malësisë së Tivarit.

Të këshilluara

Zjarr në Kashar, rrezikohen banesat

Një zjarr ka rënë në fshatin Kashar të Tiranës, rreth orës 10:00. Flakët po shtohen, ndërkohë që rrezikohen edhe shtëpitë aty pranë. Ende nuk dihen shkaqet e rë...

10:29

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI