Flash

Pas Ilary Blas, Fabrizio Corona sulmon një tjetër moderator: Xhuxh pa talent

Lapsi.al 1 November 2018
Pas Ilary Blas, Fabrizio Corona sulmon një tjetër moderator: Xhuxh pa

Ish-fotografi i njohur italian, Fabrizio Corona duket po e nxjerr inatin ndaj të gjithëve.

Pas sherrit të bujshëm me moderatoren Ilary Blasi, Fabrizoi është kapur me një prej moderatorëve më të njohur Nicola Savino, të cilin e ka quajtur “xhuxh që s’di të bëjë asgjë”.

Me sa duket, Corona-s nuk i ka pëlqyer fakti që Savino ka mbështetur Blasi-n në debatin mes saj dhe ish-fotografit.

Të enjten e kaluar, moderatorja italiane, nuk i la gjë pa thënë ish-fotografit Fabrizio Corona-s, i cili 13 vite më parë publikoi disa foto që dëshmonin tradhtinë e bashkëshortit të saj Francesco Tottti-t, në kohën kur ajo ishte shtatzënë.

Savino i ka dalë në krah Blasi-t, dhe kjo nuk është pritur mirë nga Corona i cili ka folur për kohën kur moderatori ka punuar me të atin e tij:

“Edhe dje mbrëma isha protagonist te “Iene”. Ishte ajo gjëja e vogël, xhuxhi që më fyente, Nicola Panino, me pak fjalë ai që dirigjon këto programet e bujshme.

Nikola, ti ke punuar me babain tim i cili ishte një gazetar i madh dhe ai të ka thënë në atë kohë, më vjen keq, por nuk mund të punosh me ne sepse nuk di të bësh asgjë. Në atë kohë punoje si autor”, tha Corona në një video të publikuar në Instagram.

Javën e kaluar Blasi ia plasi gjithçka para syve Corona-s duke i thënë se duhet të mbajë përgjegjësi për të gjitha lajmet e pavërteta që shpërndan. Ajo i mbylli mikrofonin duke e lënë Corona-n pa fjalë, dhe që prej asaj dite ai vijon me reagimet dhe deklaratat në rrjetet sociale.

Të këshilluara

Loredana në muajt e fundit të shtatëzanisë

Prej disa muajsh çifti i famshëm i reperave shqiptarë Mozzik dhe Loredana po përfliten se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Megjithatë asnjëri prej tyr...

16:41

Mac Miller ende në mendjen e Ariana Grande

Ariana Grande kujton ish-të dashurin e saj të ndjerë, Mac Miller, përmes një postimi në Instagram. Ajo postoi një foto të vetes së veshur me një triko me kapuç,...

16:01

Mel B ironizon Victoria Beckham për Halloween

Mel B, e ka çuar Halloween-in në një nivel tjetër këtë vit. Tashmë anëtare e jurisë së show-t “America’s Got Talent”, Mel ishte pjesë e festës me kostume që mo...

15:40

Çatagay Ulusoy,në lidhje me aktoren turke

Çatagay Ulusoy u kthye menjëherë në një sensacion, e sidomos mes vajzave të cilat e kanë pëlqyer aktorin si për pamjen e tij po ashtu dhe talentin e tij në aktr...

14:35

Si u maskuan personazhet shqiptarë (Foto)

Halloween është një festë e cila çdo vit e më shumë merr një vëmendje të veçantë edhe në vendin tonë. Të rinj që maskohen si monstra apo shtriga u panë kudo mbr...

13:56

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI