Flash

"Një ndeshje në ring dhe një në kafaz": kjo është oferta e Khabib për Mayweather

Lapsi.al 1 November 2018
"Një ndeshje në ring dhe një në kafaz": kjo

Khabib Nurmagomedov dëshiron të fiksojë një marrëveshje prej dy ndeshjesh me Floyd Mayweather - një luftim në ring dhe tjetrin në UFC. Khabib, 30 vjecar, beson se kjo është mënyra e vetme për të kënaqur tifozët që janë të dëshpëruar të shohin përleshjen e yjeve të pamundur.

Duke folur për beIN Sports, rusi është shprehur: “Nëse ne bëjmë një marrëveshje bilaterale me Floyd Mayweather, fansat do të ishin të lumtur. Ndeshjen e parë në ring dhe të dytën në kafaz, pastaj kjo do të ishte reale. Dua ta provoj njëherë veten në boks."

Mayëeather ka folur dikur për një mundësi kalimi në UFC, kur deklaroi se po stërvitej në artet marciale mikse, për më tepër që presidenti i UFC, Dana White, ka bërë të ditur se rruga e vetme që Mayëeather të luftojë me Khabib është nën rregullat e MMA.

"Dëgjoni, nëse Mayweather dëshiron të luftojë, le të vijë. Ti lufton në UFC. Ne nuk ndeshemi në boks, e bëmë njëherë dhe u mbyll aty.

Të dy Khabib dhe Mayweather kanë bërë publik dëshirën për të luftuar dhe ndeshja mund të zhvillohet ende, me Khabib që është gati të sfidojë amerikanin dhe të bëjë një "rematch" me Conor McGregor.

Të këshilluara

MotoGP/ Suzuki i Rins merr flakë në bokse

Nuk ka filluar në mënyrën më të mirë fundjava në Sepang për Alex Rins. Suzuki i tij me numër 42, në fakt, ka marrë flakë ndërsa ndodhej në korsinë e tij në boks...

18:28

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI