Flash

Muç Nano acarohet me gazetarët që pyesin Tahirin: Janë armiq!

Lapsi.al 1 November 2018
Muç Nano acarohet me gazetarët që pyesin Tahirin: Janë

Në gjithë historinë e kronikës për Saimir Tahirin, ku ka kanabizim, trafik droge, grupe kriminale, policë të aratisur etj etj, Mustafa Nano gjeti tek ish ministri një detaj për ta lavdëruar, gadishmërinë e tij për të dalë para gazetarëve që Nano i quajti "armiq" të tij.

Kaq u desh që Basir Çollaku t'i kthehej flakë për flakë duke i kërkuar të ruante etikën. Por ndryshe sa ka bërë në disa përballje të tjera Nano është përmbajtur dhe nuk ka shpërthyer. Ndoshta duke parë se Basir Çollaku e kishte marrë parasysh që kur e kundërshtoi Muç Nanon, t'i shkonte deri në fund sherrit.

Basir Çollaku: Kë quan armik ti? Ç'i ke këto brockulla?

Muç Nano: O Basir, ti je në studio përballë meje...

Basir Çollaku: Hë ça pastaj? Kujt i thua armik? Ruaj etikën, se nuk je mësuar të ruash etikën!

Muç Nano: O Fevzi, këtë hipokrozi të jetës shqiptare nuk e kuptoj, dhe thonë nuk jemi armiq. Mua po të më nxjerrësh përballë Berishës, unë armik e kam.

Basir Çollaku: Ti e ke mik, ke qenë ambasador.

Muç Nano: Kurba ime më e ulët televizive është kur jam përballë Basirit dhe Klodi Lalës

Klodi Lala: Meqë e ke kurbën e ulët, po ta ngremë kurbën.

Muç Nano: Po nuk ngrehet moj, mjafton prania juaj dhe nuk ngrehet!

https://youtu.be/2ImS03M3OpI

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI