Flash

Motra e Kostandin Kaçifas: Komandot i vunë nënës armën në kokë

Lapsi.al 1 November 2018
Motra e Kostandin Kaçifas: Komandot i vunë nënës

Motra e Konstandin Kacifas, i vrarë nga forcat RENEA në Bularat pak ditë më parë pasi ishte kishte qëlluar ndaj forcave të rendit, ka folur për mediat greke duke hedhur akuza ndaj sjelljes së policisë shqiptare.

Ajo shton se familja është terrorizuar pas ngjarjes, teksa nënës që po vajtonte djalin e vet, i është vënë arma në kokë, ashtu sikurse edhe babait.

“Komandot erdhën në shtëpi. Mamaja ishte duke qarë për vdekjen e vëllait, por ata nuk patën mëshirë dhe ia vunë armën tek koka duke i thënë se “nuk jemi në Greqi, por në Shqipëri”. Një gjë e tillë ndodhi edhe me babanë. Ishte një skenë e tmerrshme. Kjo ishte e papranueshme, një vepër kriminale. E tillë ishte edhe skena kur hanin para mamasë çfarë gjenin në shtëpi”.

Ndërkohë burime nga mediat greke bëjnë të ditur se familjarët e Kacifas pritet të dëshmojnë në Greqi tek autoritetet për ngjarjen pasi edhe organi i akuzës atje ka nisur nje hetim të veçuar lidhur me vdekjen e minoritarit Kacifas, i cili njihej si veprimtar i forcave ekstremiste greke.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI