Flash

Ligji i ri, këto janë llojet e makinave që nuk do të lejohen më të qarkullojnë në Shqipëri

Lapsi.al 1 November 2018
Ligji i ri, këto janë llojet e makinave që nuk do të lejohen

Zyrtarizohet vendimi për mos importimin e automjeteve me moshë më të vjetër se 10 vjet. Nga 1 Janari në doganat shqiptare nuk do të kryhet asnjë procedurë zhdoganimi për këtë kategori mjetesh, ndërkohë standardi i motorëve të lejuar është Euro 5 për autoveturat e reja dhe Euro 4 për ato të përdorura.

“Në zbatim të këtij vendimi, mjetet e reja do të jenë Euro 5, sipas standardit të BE dhe në nivelin e shkarkimit në mjedis. Makinat e përdorura është vendosur që të mos jenë më shumë se 10 vjet nga viti i prodhimit e qarkullimit të tyre, ose Euro 4”,- u shpreh Pëllumb Abeshi, drejtor i përgjithshëm i politikave të mjedisit MTM.

Ndryshe nga sa qe lajmëruar qeveria ka shtyrë me tre muaj regjistrimin e mjeteve që janë importuar para datës 31 dhjetor të këtij viti, duke e shtuar me tre muaj afatin e kryerjes së procedurave të targimit.

“Deri në mars 2018, të gjithë poseduesit që do importojnë, apo që i kanë, por s’i kanë regjistruar duhet të kryejnë veprime për regjistrimin e tyre në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor”, sqaron ai.

Një hapësirë ka për mjetet më me interes historik dhe koleksionimi, të cilat do të lejohen të importohen nëse janë prodhim i para viteve 70. Për automjetet e targuara nuk ka kufizim moshe për të qarkulluar në rrugët e Shqipërisë dhe as nuk ndalohet shitja.

Shqipëria ka një flotë mesatare automjetesh me moshë të vjetër rreth 20 vjeçare dhe qeveria synon përmes këtij vendimi të ulë ndotjen e ajrit./TCH/

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI