Flash

Kush është “dora e zezë” që përmend Saimir Tahiri?

Lapsi.al 1 November 2018
Kush është “dora e zezë” që përmend Saimir

Në daljen për mediat, Saimir Tahiri foli disa herë për një “dorë të zezë” që ishte kundër tij në gjithë këtë proces. Ai vetë nuk zbuloi se kush fshihej pas saj.

“Kam diçka me rëndësi, që dua ta ndaj me ju dhe publikun, sepse besoj se e vërteta nuk rri dot fshehur sado të mundohet e sponsorizojë “dora e zezë” që fshehtas e filloi më mua e po vazhdon më shumë akoma tani e ndoshta më keq pastaj” – tha Tahiri që në një tjetër paragraf shtoi: “Ju kujtohet se në datë 24 Tetor 2017, pra vitin e kaluar, dola në konferencë për shtyp dhe deklarova duke treguar edhe dokumentacionin nga Italia, se ndaj meje nuk kishte asnjë hetim.

Atëherë, “dora e zezë” që me paratë e oligarkëve bredh poshtë lajmeve dhe emisioneve, lëvizi fort për të thënë se letrat që tregova, ishin të falsifikuara. Po atë ditë, i premtova publikut se hetimi i prokurorisë shqiptare nuk më mjafton për të vërtetën time përballë shqiptarëve. Dhe bëra atë që nuk ka bërë asnjë politikan shqiptar…” – tha ish-ministri i Brendshëm.

Në një tjetër pjesë të deklaratës së tij, Tahiri tha: “Gjykata Italiane miratoi kërkesën e Prokurorëve të Antimafias dhe unë kam sot vendimin e Gjykatës, ku miraton kërkesën e Prokurorisë për pushimin e hetimeve ndaj meje. Çuditërisht mëndja e ligë dhe “dora e zezë” që dosjen e kësaj çështje e solli që ditën e parë nga Italia në Shqipëri duke u kujdesur t’ia shpërndaj me lezet medieve, këtë vendim pozitiv që ka të paktën disa muaj që ka dalë nga zyra e prokurorit për në Gjykatë, as e gjeti, as e tha e as e shpërndau.”

Çështja është: “Kush është “dora e zezë”? Shpresojmë që Tahiri ta zbulojë një ditë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI