Flash

Kampioni i Kickbox: Pse unë ngre gjithnjë dy flamuj në ring, grek dhe shqiptar!

Lapsi.al 1 November 2018
Kampioni i Kickbox: Pse unë ngre gjithnjë dy flamuj në ring, grek

Kampioni i kickbox, Florian Marku ka dhënë mesazhe miqësie për dy vendet, Shqipërinë dhe Greqinë. Sportisti shqiptar, i cili ka jetuar dhe është stërvitur në Greqi për vite me radhë, thotë se është krenar që është nga Shqipëria, por shton se do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj grekëve që e ndihmuan të realizonte ëndrrën e tij.

Në një intervistë për portalin grek “gazzetta.gr”, Florian Marku thotë se një person nuk mundet që të prishë miqësinë mes dy popujve, duke iu referuar vrasjes nga policia të minoritarit grek Kostandino Kaçifa.

“Prej sa vitesh jetoni në Greqi? A keni ndeshur ndonjëherë me racizëm ndaj jush? Cilat janë përvojat me miqtë tuaj?

Florian Marku: Unë jam nga Shqipëria. Nuk kam hasur kurrë në racizëm, kam qenë gjithmonë i mirëpritur në Greqi dhe Austri. Unë u rrita në Greqi. Familja ime jeton këtu. Kam filluar kampionatin në Greqi me mësues grekë, që janë si familja ime. Kurrë nuk e kam ndjerë në Greqi faktin që jam nga një vend tjetër.

Me ndeshjet tuaja në kickbox, mendoni se do të bashkoni dy popujt?

Florian Marku: Ky është gjithmonë motivi im, t’u tregoj të gjithëve se nuk kemi asgjë për të ndarë. Kjo është dhe arsyeja pse unë ngre në ring dy flamujt (atë shqiptar dhe atë grek) pas një fitoreje.

Çfarë mesazhi doni të përcillni?

Florian Marku: Jam i lumtur që shumë grekë më kanë mbështetur në këtë rrugë. I falenderoj dhe u shpreh mirënjohjen time. Në Shqipëri ne kemi mësuar që të mos jemi mosmirënjohës ndaj atyre që na kanë ndihmuar, prandaj vazhdoj t’i falenderoj ata dhe të ngre flamurin shqiptar dhe grek.

Janë thënë deklarata ekstremiste për incidentin që ndodhi me minoritarin grek i cili u vra. Cila është pikëpamja juaj?

Florian Marku: Një shtet nuk mund të varet nga një person i vetëm dhe të ndryshojë mendimi i gjithë shoqërisë. Rrjedha e viteve ka treguar se ne jemi të kënaqur me njëri-tjetrin dhe nuk ka racizëm.

Mundet sporti të luftojë racizmin?

Florian Marku: Sporti mund të ndryshojë shumë gjëra dhe të ndikojë pozitivisht në një situatë.

A janë forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve përgjatë viteve?

Florian Marku: Unë besoj se po. Unë jam nga Shqipëria, jam krenar për këtë, por nuk do të rresht kurrë së falenderuari Greqinë.

Të këshilluara

MotoGP/ Suzuki i Rins merr flakë në bokse

Nuk ka filluar në mënyrën më të mirë fundjava në Sepang për Alex Rins. Suzuki i tij me numër 42, në fakt, ka marrë flakë ndërsa ndodhej në korsinë e tij në boks...

18:28

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI