Flash

Habit Saimir Tahiri, konsideron të pafajshëm ish-drejtorin e policisë Vlorë që kërkohet për trafik droge

Lapsi.al 1 November 2018
Habit Saimir Tahiri, konsideron të pafajshëm ish-drejtorin e

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po flet në emisionin 'Opinion' për vendimin që ai ka marrë nga Prokuroria e Catanias në Itali, sipas së cilës ai është i pafajshëm. I pyetur për ish-drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Cela, i cili ndodhet në arrati për trafik droge, Tahiri i doli në mbrojtje teksa tha, “unë besoj se ai është i pafajshëm”. Ndërkohë sa i përket shefave të tjerë, Sokol Bodes dhe Gjergji Kohilës, ai tha se nuk i njihte. Tre shefat e jugut u arratisën sapo plasi skandali me dosjen 'Habilaj'. Ata janë ende në kërkim për trafik droge.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI