Flash

Francezët indinjohen pas dëbimit të familjes shqiptare: Nuk mbyllet me kaq!

Lapsi.al 1 November 2018
Francezët indinjohen pas dëbimit të familjes shqiptare: Nuk

Të dëbuar për në Shqipëri gjatë fundjavës së kaluar, me vendimin e kryebashkiakut të Pyrénées-Orientales, i cili zbatoi një vendim gjyqësor, familja shqiptare e Amarildës vazhdon të marrë mbështetje nga banorët francezë në nivel lokal.

Kryetarja e Lëvizjes kundër racizmit dhe për miqësinë mes popujve (MRAP), Maryse Martinez, ka shprehur vendosmërinë e saj se historia e kësaj familje nuk ka përfunduar.

“Unë jam e sigurt se ne do ta rishohim sërish Amarildën dhe familjen e saj (familja Mitaj, v.r.). Lufta kundër papërmbajtshmërisë, kundër pandershmërisë, kundër keqardhjes do të vazhdojë! Barbarizmi nuk mund të fitojë asnjëherë! Dhe Amarilda do të bëhet ashtu siç dëshiron ajo, sepse ajo është e shkëlqyer, ajo do të jetë një profesoreshë e shkëlqyeshme e matematikës”.

Duke konfirmuar se ajo kishte biseduar me vajzën e re në telefon, ajo pranoi se “familja shqiptare kishte mbërritur në Tiranë pasditen e së enjtes”.

“Ata ishin të gjithë shumë të tronditur, të dëshpëruar nga sjellja aq çnjerëzore. Ne gjithashtu jemi të prekur, çfarë barbarizmi! Kryebashkiaku i Pyrénées-Orientales ka një detyrë, me pushtetin e tij, të vendosë për të lejuar familjen që të jetojë në Francë, në vend se të kthejë atë në një vend tepër të rrezikshëm, për të cilin të gjithë jemi njoftuar.

Por, si mund ta arrijmë këtë? Ai zgjodhi ta kthejë familjen në një rrezik ekstrem, një familje si e imja, si tuajat, një familje që mund të sjellë pasuri në Francë, si shumë refugjatë të tjerë, pa të cilën ne nuk do të ishim ata që jemi”, - ka përfunduar Martinez, informon Albinfo.ch.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI